RTK

RTKLive
16 Prill, 2024

Ward dominon ndaj Abraham duke siguruar finalen

2 min read

Carson, California, SHBA, 14 Maj 2011 – Andre Ward është finalisti i parë i turneut “Super Six Super-Middleweight Tournament”. Ward në gjysmëfinale u takua me Arthur Abraham. Meçi ishte i rëndësisë së madhe pasi të dy boksierët ishin të cilësisë së lartë dhe fitorja do të dërgonte njërin në një hap afër finales së shumë pritur e cila filloi në vitin 2009. Turneu filloi dy vite më parë por zgjati shumë dhe humbi atë efektin dhe interesin që kishte në fillim, por ja si duket do ti vije fundi, dhe në fund të vitit do të kemi më të mirin në kategorinë super të mesme. Dueli Ward dhe Abraham filloi me një luftë të denjë dhe të bukur nga fillimi, por ishte Ward ai i cili dominoi meçin që nga fillimi, dhe në fund të tre gjyqëtarët i dhanë fitoren amerikanit me rezultat të thellë, 118-111, 118-110 dhe 120-108.

Ward ishte parashikuar si favorit, ndërsa Abraham shquhej me goditje të forta dhe shumë e kanë pritur ndonjë “Knock-Out” nga Abraham, por Ward nuk i dha rastin asnjë herë dhe e mposhti pastër. Ward kampion botëror aktual në versionin WBA, arriti ta mbaj rekordin e tij me fitore dhe tani ka 24-0 (13 KO), ndërsa Abraham 32-3 (26 KO), tani pësoi humbjen e tij të tretë në karrierë në kategorinë super të mesme. Mbreti Abraham siç e quanin, tani është shëndruar në asgjë nga humbje e fundit dhe humbja e tretë në një periudh të shkurt. Do të shofim se cili do të jetë hapi i tij në të ardhmen, ndërkohë Ward do të pres fituesin e duelit Carl Froch dhe Glen Johnson, i cili sipas parashikimeve Froch është favorit në këtë meç.

“Abraham ishte shumë i fortë. Me të gjithë që flisja, qoftë edhe me media, më thonin se Abraham godet fortë. Ai godet fortë, është e vërtet, dhe këtë e bëri disa herë sonte por unë i shmanga dhe kisha kujdes. Ai është një kampion i madh, dhe unë e pritja një gjë të till nga ai. Por unë sonte i tregova vetit se jam unë kampioni i cili i mbroj titullin tim” deklaroi Andre Ward pas meçit.

“Boksova fortë, dhashë më të mirën. Erdha këtu të rrehem, por nuk e kuptoj vendimin e gjyqëtarëve për poentimin. Ndoshta unë humba por jo me ato rezultate që dhanë gjyqëtarët” deklaroi Abraham.

Pyetja e gazetarëve më pastaj ishte, a do qëndrosh në kategorinë super të mesme, apo do të kthehesh në kategorinë e mesme ku ishe më i miri. “Jo nuk do të kthehem, do të qëndroj në këtë kategori” theksoi Abraham.

Artan Vërbica
15 Maj 2011

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.