Usyk mbreti i ri i kategorisë së rëndë.
2 min readOleksandr Usyk është mbret i kategorisë së rëndë, ai këtë e dëshmoi mbrëmë në Riyadh të Arabisë Saudite duke mposhtur britanikun Tyson Fury. Dueli ashtu edhe siq pritej doli të jetë mjaftë interesant duke mos u ditur fituesi deri në raundin e fundit.
Usyk e filloi përballjen mjaftë mirë duke fituar dy raundet e para, nga raundi i tretë ishte rikthimi i Tyson Fury-t i cili fitoi rresht nga tre deri në të tetën.
Kur pritej që Fury dominonte dhe fitonte përballjen në raundin e tetë, Usyk rilind si një feniks duke u ringjallur duke e lënduar mjaftë shumë me një goditje të saktë nën syrin e djathtë ku mendoi që kjo goditje dhe ky raund ishte përcaktues sa i përket fituesit.
Raundi në vijim i nënti ishte edhe më i bukur nga Usyk i cili rrahu keq Fury-n me goditjet e njëpasnjëshme duke e gjuajtur herë në një pjesë të litarit e herë në tjetrin.
Fury me të vërtetë ishte i lënduar, ka mundur shumë lehtë gjyqtarin në ring ta përfundoj përballjen sepse Fury nuk e kishte fuqinë që të mbrohej ku pranoi mjaftë goditje.
Në tre raundet e fundit, Usyk nuk e lëshoi fitoren nga duart e tij, ai e fitoi këtë meç duke fituar të katër brezat e titullit të kampionit të botës WBA, WBC, IBF dhe WBO.
Mendoj, se vet kënaqësia e Fury-të deri në raundin e tetë bëri që ai të humbë këtë përballje shumë të vlefshme, ndërsa, Usyk dëshmoi se e deshi më shumë fitorën dhe këtë e arriti me shumë mund dhe seriozitet.
Diciplina e Usyk përcaktoi fituesin.
Të dy kolosët e kishin në kontratë klauzolën për revanzh dhe dueli e tyre do të ndodhë përsëri në nëntë muajt e ardhshëm. Këtë e theksoi edhe Tyson Fury i cili ishte i pakënaqur me humbjën duke deklaruar se në muajin tetor do të boksojnë sërish.
Se si do të rrjedhin do të shohim, por, Usyk, tani për tani është boksieri më i mirë botëror në kategorinë e rëndë.
Aurora Verbica
19.05.2024