RTK

RTKLive
14 Dhjetor, 2024

Sopa shënon një fitore dhe kujton Besar Nimanin

1 min read

Mbrëmja e 13 prillit shqiptarëve i dha ndjenjën e krenarisë së fitorës së Kastriot Sopës.

Kastriot Sopa (8-0, 0 KO) ka mposhtur boksierin sllovak Zsolt Osadan (26-3, 1 KO) në EgeTrans Arena, në Bietigheim-Bissingen.
Sopa qdo herë e më shumë është duke dëshmuar se nuk e ka ndërmend të ndalet, ku rënditi fitorën e tetë me radhë dhe kjo padyshim se është vetëm një ndër hapat e radhës drejtë qëllimeve të tij në karrierën e boksit.
Lidhur me këtë fitore, në rrjetin e tij social “Instagram” u shpreh me fjalët:” Besimi juaj më dha forcën për të vazhduar përpara”.

Ndërsa, sa i përket kundërshtarit të tij, Osadan me këtë meç rënditi humbjen e tretë në  karrierën së tij.

Në shenjë nderimi dhe përkujtimi, nga fundi i meçit Sopa në kokën e tij mbante shiritin të shënuar me emrin e boksierit shqiptar Besar Nimani, i cili ndërroi jetë me 9 mars të këtij viti.
Përveç që Sopa bëri krenar shqiptarët dhe adhuruesit e boksit me këtë fitore, ai gjithashtu dha emocione të forta me përkujtimin e emrit që nuk do të harrojë asnjëherë boksi shqipëtar, Besar Nimani.

Aurora Verbica
16.04.2024

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.