RTK

RTKLive
2 Dhjetor, 2024

Krasniqi do të mbrojë titullin e Gjermanisë me 27 prill

1 min read

Ardian Krasniqi, do të mbrojë titullin e kampionit të Gjermanisë në verzionin më të rëndësishëm gjerman BDB në kategorinë gjysëm të rëndë. Krasniqi i cili njeh vetëm fitore, dhe ato të gjitha me nakaut, do të ketë përballë gjermanin me eksperiencë Andreas Masold.

“Ka qenë e vështirë të gjendet një kundërshtar i denjë për ta mbrojtur titullin e kampionit të Gjermanisë, sepse Ardiani është në vlugun e rritjës së tij dhe shumë boksier gjerman në kategorinë e tij po e anashkalojnë” deklaroi menaxheri i Krasniqit, Burim Sylejmani.

Kjo do të jetë mbrojtja e parë e tij e titullit të  kampionit të Gjermanisë për Krasniqin.
Ai këtë titull e fitoi vitin e kaluar duke mposhtur boksierin gjerman Deniz Altz me nakaut në raund të parë.
Krasniqi është i motivuar drejtë qëllimeve të tij për fitore.

Aurora Verbica
20.04.2024

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.