RTK

RTKLive
14 Dhjetor, 2024

Balla pranë meçit jetësor në Tokyo

1 min read

Boksieri me origjinë shqiptare, Qamil Balla, do të përballet kundër boksierit japonez Jin Sasaki, në “Ariake Arena, Koto-Ku”, Tokyo-s.
Dyshja do të ndeshet për titullin “Oriental dhe Pacific Boxing Federation Welter” dhe “WBO Asia Pacifik Welter”.

Balla, i lindur dhe i rritur në Australi, asnjëherë nuk harroi rrënjët e tij shqiptare dhe sa herë që paraqitet, ai paraqitet me të veshura kuq e zi.

Nuri Balla, babai i tij, deklaroi me bindje të plotë se djali i tij, Qamil Balla do ta përmbyll meçin me fitore.
“Do ta nakautojmë japonezin” u shpreh ai, për “Kosova Boxing”.

Në karrierën e tij, Balla, posedon gjithsej 15 fitore,  vetëm një humbje dhe një barazim.
Balla, me një të shkuar të suksesshme në karrierën e boksit është më se i përgaditur për këtë përballje kundër 23 vjeçarit, Sasaki.

Ndërsa, kundërshtari i tij, Sasaki, posedon një humbje dhe një fitore në karrierën e tij.

Entuziazmi për fitore, nuk lë mëdyshje se motivon bokserin shqiptar Balla ta rënditë edhe një fitore në historikun e tij në karrierën e boksit profesionist.

Mirëpo, deri mbrëmjen madhështore të 3 shtatorit, Ballës i urojmë vetëm sukses drejtë qëllimit për fitore.

Aurora Verbica
01.09.2024

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.