RTK

RTKLive
29 Prill, 2024

Kastriot Sopa vs Zsolt Osadan me 13 prill

1 min read

Mbrëmja e 13 prillit do të jetë spektakulare.
Boksieri shqiptar Kastriot Sopa (7-0, 0 KO) do të ndeshet kundër boksierit sllovak Zsolt Osadan (26-2, 1 KO) në EgeTrans Arena, në Bietigheim-Bissingen.

Sopa ka një të kaluar të suksesshme në boks, ku prej vitit 2021 posedon vetëm fitore në karrierën e tij.
Ai nuk njeh humbje dhe ky meç kundër boksierit sllovak është vetëm një hap i radhës drejtë qëllimeve të tij në karrierë.
Boksieri shqiptar është më se i pregaditur ku ka vendosur ta sfidojë vetën, pas shtatë fitoreve rradhazi.
Vitin e kaluar mposhti boksierin nga Qekia Jan Marsalek, ndërsa në vitin 2022 ai mposhti dy boksierë, në muajin mars mposhti boksierin hungarez Attila Csereklye, ndërsa në muajin dhjetor mposhti boksierin nga Nicaragua, Ramiro Blanco.

Ndërsa sa i përket kundërshtarit të tij, Osadan posedon gjithsej dy humbje dhe një barazim.
Shqiptarët dhe adhuruesit e boksit do të përjetojnë emocione të forta, ku urojmë që Kastriot Sopa sonte do të rëndisë fitorën e radhës në historikun e karrierës së tij.

Boksierët shqiptar nëpër botë nuk e kanë ndërmend të ndalen dhe kjo e potencon faktin se pasqyrimi i të gjitha sukseseve është përkushtimi dhe vullneti i një pune të palodhshme.

Aurora Verbica
12.04.2024

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.