RTK

RTKLive
29 Prill, 2024

Armend Xhoxhaj vs Hyseyin Cinkara me 27 prill

1 min read

Eventi madhështor i boksit, me 27 prill do t’i ndezë emocionet e shqiptarëve dhe adhurueseve të boksit në Kia Metropol Arena në Nurnberg të Gjermanisë.
Boksieri i suksesshëm shqiptarë, Armend Xhoxhaj do të përballet kundër boksierit turk me nënshtetësi gjermane Hyseyin Cinkara.
Dyshja do të luftojë për IBF në kategorinë “cruiser”.

Xhoxhaj nuk ka hezituar asnjëherë t’i bëj shqiptarët krenar me sukseset e tij, ku fitoret kanë qenë gjithmonë më të theksuara.

Pas një viti të suksesshëm ku pati gjithsej pesë fitore radhazi në vitin 2023, motivi i tij për ta rënditur fitoren e parë në vitin 2024, nuk mungon.
Në muajin shkurt mposhti boksierin hungrez Zoltan Sera, pas tre muajve mposhti boksierin francez David Redeff, pa u ndalur fare, muajt e ardhshëm mposhti dhe Lebogang Mashitoa dhe mbylli vitin suksesshëm 2023 me fitorën kundër Adam Kolarik.

Sa i përket kundërshtarit të tij, Hysein Cinkara, nuk njeh humbje në të kaluarën e tij.

Duke njohur karakterin luftarak që ka treguar Xhoxhaj ndër vite, ky meç do të jetë mjaftë sfidues, ku shpresojmë se adhuruesit e boksit shqiptarë do të përjetojnë edhe një ndjenjë fitoreje të radhës.

Pjesë e mbrëmjes do të jetë edhe kushërini i tij, boksieri Labinot Xhoxhaj.
Gjithashtu, do të boksojë edhe boksieri shqiptar Ardian Krasniqi, ku për informata më të hollësishme do t’iu njoftojmë ditët në vijim.

Aurora Verbica
07.04.2024

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.