RTK

RTKLive
29 Prill, 2024

Clavel vs El Bousairi, super përballja në Kanada

3 min read

Eventi i boksit, i cili do të mbahet me 4 prill, në Montreal të Kanadasë, pritet të jetë spektakular.
Match-maker i këtij eventi është , Artan Verbica.

Ish-super kampionia e botës Kim Clavel (17-2, 3 KO) do të përballet kundër boksierës spanjolle Fara El Bousairi (8-3, 3 KO).
Clavel, në historikun e karrierës së saj, njeh vetëm fitore dhe gjithsej dy humbje. Për kanadezën, viti 2023 kishte ulje dhe ngritje, në muajin maj mposhti boksierën meksikane Naomi Arellano Reyes, ndërsa, në muajin tetor u mposht nga boksieria argjentinase Evelin Nazarena Burmudez.
Si duket 2023 ia solli humbjet e para në historikun e saj, mirëpo, kjo vetëm se e shtyrë të punojë më fort 33 vjeçarën, ku meçi i saj i parë në vitin 2024, është mbrëmjen e së enjtës.

Ndërsa, sa i përket kundërshtarës, El Bousairi, për dallim nga Clavel, ajo në historikun e saj posedon tre humbje gjithsej.
Në  vitin 2023 mposhti dy boksiere, në nëntor mposhti boksierën argjentinase Florenca Villareal, ndërsa, në muajin qershor, mposhti boksierën spanjolle Minerva Gutierrez.
Dyshja duket se është më se e pregaditur për këtë meç, ku dy boksierët do t’i tregojnë forcat.

Gjithashtu, Pomerleau Derek (7-0, 5 KO) do të përballet me boksierin meksikan Carlos Rodrigez (15-12, 6 KO).
Derek njeh vetëm fitore, ku ky meç është i dyti për vitin 2024, shkaku që në muajin mars mposhti Milan Ganoska, ndërsa vitin e kaluar, ka gjithsej tre fitore radhazi, 23 vjeçari mposhti Michal Chludil, në muajin tetor, ndërsa në muajin mars mposhti boksierin meksian Bervely Garcia Gonzalez, gjithashtu, në janar mposhti boksierin meksikan Gustavo Magana Rodrigez.
Ndërsa, Carlos Rodrigez, posedon një numër të madh humbjesh dhe fitoreve.
Rodrigez ka gjithsej 12 humbje dhe një barazim në historikun e karrierës së tij.

Pjesë e mbrëmjes do të boksojnë edhe Houle Marie Pier (9-1, 2 KO) kundër Portillo Marisa Jorna (20-18, 4 KO).
Pier, në karrierën e saj, ka të gjitha fitore dhe vetëm një humbje dhe një barazim.
Në vitin 2023 mposhti boksieren meksikan Cindy Reyes Espinoza, ndërsa, në muajin prill rënditi humbjen e parë në historikun e saj, ku u mposht nga boksieria britaneze Sandy Ryan.

Kundërshtja e Pier, boksieria argjentinase Marisa Joana ka gjithsej 18 humbje dhe një barazim.
Joana para dy muajsh mposhti boksierën argjentinase Elizabeth Britoz.
Si duket boksieria argjentinase vitin 2024 e ka nisur mjaftë mirë dhe është e pregaditur për këtë meç.

Kjo nuk është e gjitha, Owusu Theo (3-0, 2 KO) do të përballet kundër Petr Novak (1-0, 1 KO).
Theo cilësohet si boksieri i ri, shkaku se ka nisur karrierën në vitin 2022, ku posedon gjithsej katër meçe, ku ka fituar të gjitha prej tyre. Meçin e fundit e ka bërë para një muaji ku ka mposhtur Marek Poncik.
Gjersa, Novak ditën e nesërme rëndit meçin e e dytë në karrierën e tij, të parin e ka realizuar para dy muajsh, ku fitoi meçin kundër Ota Mrvik.

Aurora Verbica
03.04.2024

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.