RTK

RTKLive
29 Prill, 2024

Humbje me dinjitet

2 min read

Florian Marku (13-1-1, 8 KO) është mposhtur nga britanezi, Chris Kongo (15-2-0, 7 KO) me vendim unanim pas 10 raundeve. Me ketë fitore Kongo fitoi titullin IBO Intercontinental të kategorisë velter.

Marku nuk kishte ditën e tij. Ai e filloi mirë përballjen duke fituar dy raundet e para, por në vazhdimin e meçit ai pati probleme në kontinjutet, gjë që Kongo nga raundi në raund gjente vetën dhe dominonte meçin.
Dueli i cili shkonte dhe bëhej i vështirë për boksierin tonë, asesi nuk mund të rezultonte në favor të tij, gjë që shihej se stili nuk i përshtatej Markut dhe gjëja tjetër që dha fituesin në këtë përballje ishte diciplina e Kongos që përdorte me përsosmëri detyrat që ia kishin dhënë trajnerët e tij. Në raundet e fundit, duke kuptuar Marku që ishte në disavantazh dha gjithçka nga vetja për të nokuatuar Kongon, por ishte e pamundur që thjeshtë nuk funksiononte. Në fund tre gjyqëtarët e vlerësuan fitoren e Kongos, me 96-94, 97-94 dhe 98-92, fitore që ishte me meritë.

Markun kjo humbje, nuk duhet ta demoralizoj. Ai tregoi se din të boksoj me boksierët më cilësor botëror të kategorisë velter dhe kjo humbje ishte humbje me dinjitet. Kjo është humbja e parë në karrierë si boksier profesionist për Markun. Ai në të kaluarën ka tregur se ka cilësi duke mposhtur edhe boksier të vlerësur si ish-kampionin e Italisë, Maxim Prodan (19-0-1), pastaj ish-kampionin e Britanisë së Madhe, Chris Jenkins (23-4-3) etj. Besojmë se kjo humbje do ta forcojë dhe në meçin e radhës, ku do të rikthehet edhe më i fortë. Ai sot është padyshim boksieri më i popullarizuar shqiptarë në botë.

Artan Verbica
01.04.2024

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.