RTK

RTKLive
29 Prill, 2024

Tszyu goditet rëndë nga Fundora

1 min read

Mbrëmja e kaluar, nuk ishte fare e lehtë për Tim Tszyu .

Tsyzu (24-1, 17 KO) u goditë rëndë nga Sebastian Fundora (21-1, 13 KO), duke u përfshirë me gjak në tërë fytyrën e tij.
Kjo humbje e meçit të natës së mbrëmshme, u rëndit si humbja e parë në historinë e karrierës së tij.

Pamjet e ngjarjes, janë të pakëndshme për syrin e publikut dhe adhuruesve të Tszyu shkaku që fytyra e tij është e gjitha e mbuluar me gjak.

Tszy, ka një të kaluar të sukseshme në boks, vitin e kaluar shënoi vetëm fitore, ku mposhti tre boksierë, në muajin tetor mposhti boksierin amerikan Brian Mendoza, në muajin qershor mposhti boksierin meksikan Carlos Ocampo, gjithashtu, në muajin mars boksierin amerikan Tony Harrison.

Ndërsa, kundërshtari i tij, bokseri amerikan Sebastian Fundora, në historikun e tij, ka një humbje dhe një barazim. Në prill të vitit të kaluar, u mposht nga Brian Mendoza. Si duket kjo humbje që pësoi në vitin 2023, ka hapur sytë e amerikanit dhe e ka pregaditur për këtë meç.

Shpresojmë që Tszyu, të mar vetën pas kësaj humbje.

Aurora Verbica
31.03.2024

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.