RTK

RTKLive
29 Prill, 2024

Mbretëresha Seniesa mbron titujt e kampionës

2 min read

Mbrëmë u zhvillua eventi madhështor në Arizonë, të SHBA-ve nga ekipi i madh botëror “Top Rank”.

Kampionia Seniesa Estrada (26-0, 9 KO) mposhti Yokasta Valle (30-3, 9 KO).
Seniesa me këtë fitore mbrojti katër titujt si IBF, WBA, WBC dhe WBO.
Estrada njeh vetëm fitore, ku në vitin 2023, mposhti boksierën argjentinase Leonela Paola Yudica, në muajin korrik, gjithashtu, në mars të vitit të kaluar mposhti gjermanën Tina Rupperecht.
Ndërsa, në vitin 2021, arriti t’i mposht tre boksiere, Maria Micheo-n në muajin dhjetor, Tenkai Tsunami në muajin korrik, gjithashtu dhe Anabel Ortiz në muajin mars.
Kjo fitore nuk është e rastësishme shkaku që bagazhi i historikut të karrierës së Estradës tregon se sa ka qenë e pregaditur për një fitore të ardhshme që e shënoi mbrëmë në historinë e saj.

Ndërsa, sa i përket kundërshtarës së saj, Yokarta Valle, mbrëmë rënditi humbjen e tretë në karrierë, edhe pse vitet e fundit ishin shumë të sukseshme për Kostarikanën, ku ka pasur vetëm fitore prej vitit 2018. Ndërsa, në vitin 2017 u mposhtë nga bokseria japoneze Naoko Fuijoka dhe në muajin qershor të vitit 2018 pësoi një humbje gjithashtu nga bokseria gjermane Tina Rupprechert.

Kjo nuk është e gjitha, pjesë e mbrëmjes ishte edhe Lindolfo Delgado (20-0, 15 KO) ku mposhti boksierin meksikan Carlos Sanchez (25-3, 19 KO).
Delgado, gjithashtu, njeh vetëm fitore, në vitin 2023 pati suksese të njëpasnjëshme, fundmi mposhti boksierin meksikan Luiz Hernandez në muajin nëntor, mposhti Jair Valtierra në muajin shtator dhe Clarence Booth në muajin shkurt.
Ndërsa, Sanchez, mbrëmjen e shkuar rënditi humbjen e tretë me radhë ku u mposhtë nga boksieri meksikan Delgrado.
Sanchez ishte shumë aktiv vitin e shkuar ku pati fitore dhe humbje, ai mposhti boksierin nga Panama Alexander Duran, në prill të vitit 2023, ndërsa, në muajin tetor u mposhtë nga boksieri kanadez Steve Claggett, më pas fitoi meçin kundër Carlos Diaz, në dhjetor. Viti i kaluar ka qenë me ulje dhe ngritje për meksikanin.
Shpresojmë se këto fitore do të jenë vetëm hap i radhës drejtë qëllimeve të boksiereve të suksesshëm.

Aurora Verbica
31.03.2024

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.