RTK

RTKLive
3 Maj, 2024

Marku premton fitorën e radhës

1 min read

Boksieri i njohur shqipëtar Florian Marku (13-0, 8 KO) do të ndeshet kundër Chris Kongo (14-2, 7 KO), me 31 mars në O2 Arena, në qytetin e Londrës.

Marku njeh vetëm fitore dhe një barazim, që konsiderohet “i padrejtë”. Së fundmi mposhti irlandezin Dylan Moran në tetor të vitit 2023, gjithashtu, në vitin 2022 ka pasur dy fitore, ku mposhti Chris Jenkins në muajin prill dhe meksikanin Miguel Parra në “Air Albania Stadium” në qytetin e Tiranës, në muajin gusht.
Ndërsa, kundërshtari i tij, Chris Kongo, në janar të vitit 2023  është mposhtur nga britanezi Ekow Essuman, duke rënditur humbjen e dytë në karrierën e tij, shkaku që humbjen e parë e pati në vitin 2021, ku u mposht nga Michael McKinson.

Boksieri shqiptar, nuk hezitoi ta shpreh vetbesimin e tij edhe nëpër media, lidhur me kundërshtarin ai u shpreh:” Kongo duhet të më nakautoj, përndryshe unë nuk dorëzohem lehtë”, këto ishin fjalët e tij.

Dyshja do të sfidojë njëri-tjetrin, duke i dhënë emocione të forta shqiptarëve dhe adhuruesve të boksit.
Shpresojmë se Marku do të renditë edhe një fitore në historinë e karrierës së tij, ku gjithqka mbetet të shihet mbrëmjen e së dielës.

Aurora Verbica
28.03.2024

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.