RTK

RTKLive
27 Prill, 2024

Supermeçi Haney vs Garcia me 20 prill në New York

1 min read

Dy superkampionët botëror, Devin Haney dhe Ryan Garcia do të përballen me 20 prill në Barclays Center të Brooklyn-it, në New York.

Haney i cili njeh vetëm fitoret, bilanci i tij (31-0, 15 KO) dhe Garcia i cili ka 24 fitore (20 KO) dhe një humbje do të jetë më shumë se një përballje. Dueli do të jetë i rëndësishëm për titullin e kampionit të botës në verzionin WBC në kategorinë super të lehtë.

Garcia pretendon se humbja e tij nga Tanku – Gervonta Davis ishte moment i dobët dhe se ai do të dëshmojë botës se është më i miri.
Ndërsa, Haney si një kampion i dëshmuar botëror në kategorinë e lehtë, tani dëshiron të dëshmohet edhe në një kategori më lartë në super të lehtë.
Kur themi që Haney është me të vërtetë kampion i madh, ai e ka treguar këtë duke udhëtuar dy herë përtej Pacifikut në Australi duke mposhtur dy herë George Kambosos Junior.

Pra, 20 prilli po afron, bota do ta kuptojë kampionin e vërtetë botëror.

Aurora Verbica
28.03.2024

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.