Anulohet meçi i gjigandëve Fury dhe Usyk
1 min read
Spektatorët e njohur të boksit janë të dëshpëruar sot, shkaku që meçi i shumëpritur i boksit i dy kampionëve Tyson Fury dhe Oleksander Usyk nuk do të zhvillohet siq është parashikuar me 17 shkurt.
Kampioni i peshave të rënda të WBC-së, Tyson Fury gjatë sparingut ka qarë arkadën e djathtë të syrit,gjë që dëmtimi është mjaftë i madh dhe dueli nuk mund të zhvillohet.
Fury është shprehur nëpër media se “Më vjen keq për adhuruesit e mi, ekipin tim dhe miqtë e mi në Arabinë Saudite”.
Ky meç u përfol për një kohë të gjatë shkaku se gjigandët Fury dhe Usyk posedojnë një të kaluar të suksesshme, dhe kjo ndeshje pretendohej të rrit shumë influencën dhe ekskluzivitetin e tyre, aq më shumë në një qytet të njohur të Arabisë Saudite, Riyath.
Ky cilësohet si lajmi i ditës ,i cili bëri më së shumti bujë për adhuruesit e boksit.
Aurora Verbica
03.02.2024