Dardan Avdylaj mori edhe një fitore, drejtë ngritjes në rënditje
1 min readDardan Avdylaj mposhti Vaclav Pesjar, me fitore unanim në raundin e gjashtë.
Meçi i dyshës u zhvillua në “Hotel Internacional” në qytetin e Vienës.
Kampioni i Austrisë, sonte zhvilloi meçin e 13-të me radhë, duke na bërë të ditur se qëllimet e tij drejtë sukseseve në boksin profesionist nuk e kanë ndërmend të ndalen.
Avdylaj iu qëndroi pas premtimeve të tij,ku me plot besim në vetvete para meçit tha se: “Grushtat e mi të fortë nuk do mund t`i përballoj Pejsar”.
Ndërkaq, boksieri çek Pesjar, me këtë humbje, renditi humbjen e tretë për këtë vit.
Urojmë që kjo fitore që i takon Avdylaj-t, të jetë vetëm hap i rradhës drejtë një të ardhmeje të sukseshme në karrierën e 28 vjeçarit.
Aurora Verbica
02.12.2023