Dardan Avdylaj i gatshëm për fitorën e radhës
1 min readDardan Avdylaj do të ndeshet nesër mbrëma në Hotel Intercontinental në Vienë. Ai përballë do të ketë çekun me eksperiencë, Vaclav Pejsar (21-16-0, 16 KO).
Ky duel do të zhvillohet në gjashtë raunde. Avdylaj (12-0, 11 KO) i cili numëron vetëm fitoret do të ketë sfidën më të vështirë në karrierën e tij.
Ky meç do ti hap një dritare të madhe, kampionit të Austrisë.
“Grushtat e mi të fortë nuk do të mund ti përballoj as Pejsar” theksoi Avdylaj për Kosova Boxing. Ai para një muaji pati edhe një fitore tjetër. Synimi i tij është që vitin 2023 ta përmbyll me rekord prej 13-0.
Në Vienë po qëndron edhe Artan Vërbica i cili është njëherit edhe menaxheri i Dardan Avdylaj.
Aurora Verbica
1.12.2023