RTK

RTKLive
27 Prill, 2024

Ymeri fiton titullin “WBC Youth”

1 min read

Eventi i boksit profesionist i organizuar nga reperi i njohur nga Shqipëria, Noizy, mbrëmjes së 28 nëntorit i dha ngjyra qytetit të Tiranës.
Noizy jashtë profesionit të tij si artist, tani ka sfiduar vetën si promoter i boksit.

Pjesë e mbrëmjes ishin boksierët shqiptar, ku meçi kryesor ishte i Neraldo Ymerit.

Ymeri, i ashtuquajtur me nofkën “KO Artist” mposhti boksierin kolumbian Horzhe Moja. Ky meç ishte sfidues për Ymerin ku arriti qëllimin e tij ta fitoj titullin botëror të verzionit “WBC Youth”. Ymeri triumfoj me KO 2.

Pjesë e kësaj mbrëmje madhështore ishin edhe boksierët e tjerë ku i dhanë emocione të fuqishme shqiptarëve dhe adhuruesve të boksit.

Alban Beqiri, boksieri që i solli Shqipërisë medaljen e parë botërore, mposhti letonezin Ivan Leviskis me vendim unanim pas gjashtë raundeve.

Ndërsa, boksieri Amarildo Vraja, bëri një luftë të madhe me sllovenin Aliash Zhvengo . Për Vrajën ky ishte një duel mjaftë sfidues për shkak se Zhvengo është boksier i suksesshëm, ku ka qenë shumë herë pjesëmarrës në kampionatet botërore dhe evropiane. Si përfundim Vraja mposhti Zhvengon.

Shpresojmë që për boksierët shqiptar, këto fitore do të jetë vetëm një hap i radhës drejtë majave të suksesit në boksin profesionist.

Aurora Verbica
30.11.2023

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.