RTK

RTKLive
27 Prill, 2024

Berlini në qendër të vëmendjes këtë fundjavë

2 min read

Eventi madhështor i boksit i organizuar nga “Fides Sport” nga promoteri, Burim Sylejmani, do të mbahet me 25 nëntor në  “Verti Music Hall” në Berlin të Gjermanisë.

Kjo mbrëmje do t’i sjell shqipëtarëve dhe adhuruesve të boksit emocione të mëdha.

Gjermani i famshëm, Tom Schwarz do të zhvillojë meçin kundër shqiptarit, Christian Demaj. Dyshja është më se e pregaditur për këtë meç, që ky duel do të jetë mjaft interesant. Schwarz prej vitit 2019 ka pasur vetëm fitore, së fundmi ai mposhti ukrainasin Kostiantyn Dovbyshchenko me vendim unanim në shtator të këtij viti. Ndërsa, që Demaj do të mundohet ë befasoj Schwarz-in.

Pjesë e mbrëmjes është edhe boksieri i njohur shqiptar Ardian Krasniqi, ku do të përballet me Gabor Detre. Krasniqi e ka dëshmuar me fitoret e tij se nuk e ka ndërmend të ndalet dhe ky meç do të jetë një sfidë e rradhës drejt qëllimit të tij. Ndërsa, Detre ka zhvilluar meçin e fundit para dy muajsh, në muajin tetor, ku mposhti boksierin Darko Knezevic, pas pesë humbjeve të një pasnjëshme që nga viti 2021. Kjo përballje e Krasniqit me bokserin hungarez Gabor Detre, do t’i ndez edhe më shumë ndjenjat e zjarrta të shqiptarëve për fitoren e tij.

Armend Xhoxhaj do të ndeshet me Adam Kolarik. Xhoxhaj së fundmi ka mposhtur Lebogang Mashitoa në qytetin e Prishtinës. 29 vjeçari ka një karrierë të bujshme, ku bokson që nga viti 2018. Këto gjashtë vite dhe karriera e tij ka rezultuar me rezultate të mëdha.

Viktor Cakiqi do të sfidojë vetën kundër Gregorio Dominguez. Cakiqi bokson prej vitit 2022 si profesionist. 21 vjeçari edhe pse i ri në moshë, posedon një talent të jashtzakonshëm.

Miridon Mulolli do të përballet me Danis Madry. Mulolli gjatë karrierës së tij ka pasur 8 fitore dhe vetëm një humbje. 27 vjeçari me vendosshmëri do të tregojë vetën këtë mbrëmje kundër polakut 29 vjeçar kundër polakur të rrëzikshëm.

Boksieri i fundit shqiptar qe do t’i jap ngjyra mbrëmjes është Armend Buzaku kundër Yannick Linaniye. Buzaku bokson që nga viti 2021, brenda këtyre tri viteve ka pasur pesë fitore dhe vetëm një humbje në vitin 2022, ku pas një viti mposhti Ivica Jakovic dhe Luka Filka. Si duket 2023 ka nisur mbarë për 25 vjeçari dhe ky meç do ta ngrisë forcën e tij.

Ky transmetim i këtij eventi do të shfaqet në RTK. Në bashk komentim do të janë dy ekspertët e boksit, Artan Muhaxhiri dhe Artan Verbica.

Aurora Verbica
22.11.2023

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.