Priscilla Peterle triumfon ndaj spanjolles, Cabrera
1 min readBoksierja e menaxhuar nga AV Boxing Management, franqezja Priscilla Peterle ka vazhduar me fitore, drejt suksesve dhe ngritjes së saj në renditjet botërore. Ish-kampionja e Evropës në EBU, Peterle (9-0, 2 KO) dominoi ndaj spanjolles, Patricia Martin Cabrera duke i shkaktuar humbjen e dytë në karrierë karshi një fitore.
Peterle e dominoi meçin nga fillimi, ndonëse e ka ditur se përballë ka në boksiere të fuqishme me një “background” të madh nga boksi olimpik. Të tre gjyqëtarët vlerësuan fitore e franqezës, ku njëri vlerësoi 60-56 dhe dy të tjerë 59-53.
“I gëzohem këtij triumfi. Është një fitore e rëndësishme që i jep vetëbesim. Ajo ka të ardhme” theksoi menaxheri i Peterles, Artan Vërbica.
Aurora Verbica
18.11.2023