RTK

RTKLive
2 Maj, 2024

Mbrëmja madhështore e 23 dhjetorit po afrohet

2 min read

Mbrëmjes madhështore të boksit, e cila do të mbahet në qytetin Riyath të Arabisë Saudite, iu afruan ditët.

Data 23 dhjetor, këtë herë nuk do të jetë e zakontë as për adhuruesit e boksit, njëashtu edhe për emocionet që do t’i japin boksierët qytetit arab Riyath. Madhështia dhe entuziazmi i kësaj nate do të jenë falë boksierëve të njohur, të cilët do t’i japin ngjyra mbrëmjës së së shtunës.

Ish- Kampioni i botës, Anthony Joshua do të përballet kundër boksierit Otto Wallin. Joshua ndihet më se i pregaditur për këtë meç ku me bindje do ta mposhtë suedezin Wallin.

Gjithashtu, Doentay Wilder do të përballet kundër boksierit të njohur Joseph Parker. Wilder ka sfiduar vetën në vitin 2021 kundër Tyson Fury, ku u rezultua me humbje. Por, vullneti i madh i tij nuk e lejoi ta vë në gjumë, sepse pas një viti mposhti boksierin e njohur finlandez Robert Helenius.  Ndërsa, Parker ka qenë shume aktiv dhe i suksseshëm në vitin 2023, duke fituar dy meçe, njërin në muajin janar kundër Jack Massey, ndërsa, tjetrin në muajin maj ku mposhti boksierin australian Faiga Opelu.

Kjo nuk është e gjitha, pjesë e magjisë së mbrëmjes do t`i shtohet edhe një dyshe, Daniel Dubois do të sfidojë vetën kundër Jarrell Miller, boksieri anglez Dubois pas dy fitoreve kundër Trevir Bryan dhe Kevin Lerena, Dubois është mposhtur së fundmi nga Oleksander Usyk, në gusht të këtij viti, ndërsa, Miller ka korrur vetëm fitore këto vitet e fundit.

Pritet që mbrëmja e 23 dhjetorit do të na sjell emocione të fuqishme, pasi secili meç do ta ketë veqantinë e vet.

Aurora Verbica
16.11.2023

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.