RTK

RTKLive
2 Maj, 2024

Fitorja e vështirë e Fury-t

2 min read
Dueli ndërmjet Tyson Fury dhe Francis Ngannou ishte meç duke kaluar pritshmëritë dhe parashikimet, duke qenë mjaftë interesant.

Fury i cili konsiderohej favorit absolut në këtë përballje nuk e pati të lehtë. Kamerunasi Ngannou edhe pse pati meçin e parë në boksin profesionist u tregua shumë i shkathët dhe i fuqishëm. Ai përpak ta shokoj botën ku në raundin e tretë i dha britanikut një kroshe të majtë duke e hedhur në dysheme britanikun. Nuk mundja të besoja se çka po ndodhte, Fury ishte në dysheme, ai u zgjua dhe vazhdoi përballjen deri në fund duke pasur probleme të jashtëzakoshme gjatë meçit.

Në fund gjyqëtarët dhanë verdiktin përfundimtar, dy prej tyre vlerësuan 95 me 94 për Fury, ndërsa, njëri 96 me 94 për nga Ngannou. Ky rezultat i njëanshëm tregoi se në të vërtetë u zhvillua një meç shumë i fortë.

Shumë prej tifozëve, adhuruesve të boksit mendojnë se fitorja e Fury-të është e pamerituar.

I pranishëm, në këtë ngjarje të madhe në Riyadh të Emirateve të Bashkuara ishte edhe kampioni tjetër botëror, Ukrainasi, Olexander Usyk, pas duelit Usyk u ngrit në ring dhe u ballafaquan “sy më sy” me Fury duke e shpallur meçin e tyre që do të zhvillohet me 23 dhjetor, po ashtu, në një qytet të Emirateve të Bashkuara.

Bota përfundimisht do ta shoh kampionin e vërtetë në kategorinë e rëndë në fund të vitit. A do të jetë Fury apo Usyk, kjo mbetet të shihet.

Aurora Verbica
30.10.2023

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.