Florian Marku do të boksojë edhe në SHBA
1 min readBoksieri i njohur shqiptar Florian Marku, i cili është në menaxhim të “Boxxer” tash e tutje do të punoj dhe veproj përtej oqeanit. Kjo u bë e ditur kur u konfirmua lajmi se “Boxxer” do të bashkëpunoj me televizionin e njohur amerikan “NBC Sports”. “Boxxer” që prej dy vitesh ka në menaxhim Markun.
Gjithashtu, promoteri i “Boxxer”, “Benjamin Shalom”, shprehi kënaqësinë dhe falenderimet e tij në rrjetin social “Twitter”, me fjalët: “Kemi kënaqësinë të jemi në bashkëpunim me “NBC SPORTS”, “Ne do t’ju sjellim meçet tona tashmë edhe ne SHBA”, shtoi ai.
Ky bashkëpunim do të rrit shikushmërinë dhe mundësinë e Markut, të ketë influencë për të arriturat e tij, jashtë zonës së komfortit, që jemi mësuar ta shohim më parë. Uroj qe imazhi i Florian Markut si boksier i suksesshëm të pasqyrohet edhe në Amerikë, ku presim fitore nga ana e tij.
Aurora Verbica
18.10.2023