RTK

RTKLive
29 Prill, 2024

Pse humbi Mosley? Fajin e humbjes ia len atleteve të reja!

3 min read

Ka shumë teori lundruese këto ditë që u paraqiten nga meçi i javës së kaluar Pacquiao dhe Mosley, për të cilat thuhet se ka pas shumë gjëra të parregulluara, të painformuara, të pashkaktuara, dhe shpesh i patretshëme, të cilat mundohen të japin sqarim se çka me të vërtet ndodhi. Në gjirime televizive u duke se çdo gjë ishte mirë, por disa ditë pas këtij dueli arritën disa zëra që diçka nuk paska qenë në rregull.  Nga të gjitha këto dushohen të jenë atletet e reja të Mosley, të cilat ia humbën forcën, energjinë, lëvizshmërin. Në mbrëmjen e 7 Majit, Mosley kishte porositur atlete speciale për meçin me Pacquaio. Besoni apo jo në ato atlete kishte diçka dhe tani ekipi i Mosley i ka dërguar në ekzaminim për t`u analizuar.

Traineri i Mosley, Naazim Richardson qysh në momentin e parë kur i shiqoi, kishte dyshim në atletet e reja dhe e sygjeroj boksierin e tij që mos të boksoj me ato, por Richardson u injorua nga Mosley, i cili nuk e ndegjoj. Richardson, dy herë i tha, Shane mos i mbathë atletet e reja. Pse një luftëtar me përvojë si Mosley, i cili shquhet si boksier intelegjent nuk e ndegjoj trainerin. A thua është një mister mbështjellë në një enigmë ? Kjo kërkon të analizohet mirë.

Boksieri i pathyeshëm në vitet e fundit Manny Pacquiao që nga viti 2005 nuk ka pësuar humbje. Por a thua që ekipi dhe stafi i tij punon në çdo lojë tjetër për boksierin e tyre, vështirë të kuptohet. Ka pasur shumë here thashë e theme për helmime, drogime, kërcnime, manipulime, por kjo e fundit është shumë e çuditshme.  Ishte kjo kotësi që shkaktoi vendimi i Mosley’s? A nuk duan të veshin këpucë të vjetra me trungjet e tij të ri dhe mantelin? Apo ishte Mosley pohuar autoritetin e tij si një ish-kampion, dhe në qoftë se këpucët e tij nuk ishin fajtor, çfarë shpjegimi tjetër mund të ketë?

Vitin e kaluar Floyd Mayweather e kishte akuzuar Manny Pacquiao se po përdor substanca të ndaluara si  steroida, dhe nuk po ka kontrollime para meçit për Pacquiao dhe para marrveshjes me filipinasin kishte kërkuar kontrollim mjekësor special, ndërsa Pacquiao i kishte thënë atij, se kush është ai të qes kushte atij. Kjo e bëri të anulohet meçi. Disa e quajtën Mayweatherin frikacak por kjo ishte arsyeja që ndodhi. Tash prapë ka disa tentativa për një meç mes Pacquaio dhe Mayweather, dhe oferta është joshëse, 200 milion dollar për Pacquaio dhe 200 milion dollar për Mayweather, por Mayweather sërish kërkon më shumë, ai kërkon 60 %, gjegjësisht 240 milion dollar, por prapë duket të jenë larg. Por nga mendimi im kjo luftë do të ndodh sepse këto miliona dollar ende nuk i ka marr asnjë boksier në botë, as i madhi Mike Tyson, dhe vetëm do të dihet momenti i pritur.

Artan Vërbica
13 Maj 2011

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.