RTK

RTKLive
5 Maj, 2024

Pacquiao i gatshëm të vazhdoj dominimin edhe kundër Mosley

1 min read

Manny Pacquiao do të përballet javën e ardhshme me Shane Mosley në MGM Grand në Las Vegas. Pacquiao është i gatshëm të vazhdon dominimin edhe ndaj Mosley që për shumë vite i ka dhënë shumë boksit botëror. Meçi do të  jetë i vlefshëm për brezin WBO në kategorinë “Welter”. Pacquiao është kampion aktual botëror në këtë version dhe pret ta mbroj titullin pa problem. Ky duel është duke u pritur shumë nga adhuruesit e boksit pasi do të jetë një spektakël i vërtet, ndërsa spektatorët janë kurreshtar të shofin se a do të jetë në gjendje Pacquiao të përfundoj këtë meç para kohe, pasi shumë boksier tjerë nuk kanë arritur, si Floyd Mayweather, Miguel Cotto, Ronald Wright. Ndëra trandafili i Filipinës siç e ka nofkën ka plandosur shumë boksier të njohur si Oscar De La Hoya, Miguel Cotto, Ricky Hatton, David Diaz etj. Pra do të jetë një përballje mes boksierit që nuk është ra asnjë herë në dysheme dhe boksierit tjetër që vlerësohet boksieri më i mirë i dekadës. Ky meç do të zhvillohet me 7 Maj  dhe do të jetë mjaft interesant. Adhuruesit e boksit janë duke pritur meçin mes Pacquiao dhe Mayweather, por ky meç duket ende larg të realizohet.

Shpend Ahmeti
27 Prill 2011

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.