Franklin Lawrence i drejtohet Vitali Klitschkos: Pse jo unë me 4 Qershor ?
1 min readFitorja e hershme e Vitali Klitschkos ndaj Solis ka bërë që ukrainasi të arranzhoj një datë të re dhe atë në fillim të muajit Qershor, saktësisht me 4 Qershor. Për këtë datë Klitschko ende nuk ka përcaktuar kundërshtar, mirëpo amerikani Franklin Lawrence 14-2-2 (9 KO) i ka shkruar leter të hapur. Këtë ofertë nga Lawrence, e ka publikuar edhe agjenti i tij, Marc Abrams për Kosovaboxing.org, ku shkruan se ai dëshiron t`i dal përball me 4 Qershor, por kjo do të mbetet e hapur nëse Vitali Klitschko do t`a konsideroj të vlefshëm.
Lawrence është nga Indianapolis, dhe është mjaft i fuqishëm. Ai ka shënuar dy fitore të fundit, që janë mjaft të vlefshme, ndaj Lance Whitaker dhe Jason Estrada. “Unë meritoj të më ipet rasti të boksoj me Vitalin. Dy fitoret e fundit tregojnë për potencialin tim. Kam fituar ndaj ish-fituesit të medaljes olimpike, Estrada dhe ndaj Whitaker. Pres që në ranglistën e fundit të jem në top 15 në WBC. Pastaj do të mund të boksoj me Vitalin” theksoi Lawrence.
“Pse unë dhe ti mos të boksojmë me 4 Qershor. Unë jam më i fortë se Solis dhe disa tjerë që i ke fituar ti” ishin fjalët nga Lawrence. Në ditët në vazhdim do të shofim nëse Klitschko do të marr me seriozitet ofertën nga Lawrence.
Kosovaboxing.org
9 Qershor 2011