Crawford nokauton Brookun në raund të katërt
1 min readMGM Las Vegas, SHBA, 14 nëntor 2020 – Terence Crawford (37-0, 28 KO) ka mposhtur britanikun Kell Brook (39-3-0, 27 KO) me nokaut teknik në raund të katërt.
Raundi 1
Brook e filloi mirë meçin në raund të parë duke hedhur 17 goditje me gjashtë prej tyre precize ndërsa që Crawford nuk mundi të kap këtë raund siç duhet. Një start i nisur mirë nga Brook.
Raundi 2
Në të dytin, sërish skenar i njejtë nga Brook, i cili mbante mesin e ringut dhe me direkt të majt prishte çdo tentativë të Crawford. Edhe në këtë raund Brook ishte më i mirë. 20-18 për Brook.
Raundi 3
Në raundin e tretë aktivizohet Crawford. Arrin ti afrohet Brookut dhe ta godas nga afërsia duke qenë më i sakt në goditje. Raund i fituar nga Crawford. 29-28 për Brook.
Raundi 4
Se Crawford tregon shkathësit e tij të pamposhturit dhe që është kampion i vërtetë, dëshmon në këtë raund. Ai nga një rast i mirë godet me kroshe të djathtë Brookun duke i humbur balansin dhe vazhdon me tre goditje ku gjyqëtari Toni Weeks, ndërhyn duke i numëruar anglezit. Brook vazhdoi por goditjet e Crawford vazhdonin mbi te, gjë që Weeks përfundon meçin. Ishte e kjartë se ai nuk ishte i denjë të mbroj vetën. Fitore e madhe Crawford me TKO 4.
www.kosovaboxing.org