Analizë: Joshua apo Pulev!
2 min read
Artan Vërbica
11 dhjetor 2020
Anthony Joshua (23-1-0, 21 KO) nuk do ti lejoj më vetës të bëjë ndonjë gabim siç e kishte bërë kundër meksikanit Andy Ruiz Jr vitin e kaluar, duke i lejuar ta mposht me nokaut teknik pas një pakujdesie të papritur. Në revanshin e zhvilluar kundër Ruiz Jr, Joshua ishte i vëmendshëm dhe me menquri e mposhti Ruizin me vendim unanim. Sigurisht nga ajo humbje Joshua ka mësuar shumë dhe ai do të jetë i kujdesshëm edhe kundër Kubrat Pulev (28-1-0, 14 KO) nesër mbrëma.
Për Pulev i cili është 39 vjeçar ky meç do të jetë, “Jetë apo vdekje”, sepse atij nuk do ti ipet ndonjë rast i favorshëm nëse nuk e shfrytëzon këtë rast. Për bullgarin kjo do të jetë mundësia e tij e dytë pasi ai me 2014 sfidoi titullin e kampionit të botës kundër Wladimir Klitschkos, por që u mposht me nokaut në raundin e pestë.
Nëse e marrim parasysh vitin 2014 kur Pulev boksoi me Klitschkon dhe tani, mund të konkludojmë se atë botë Pulev ishte në top formë, por që nuk e shfrytëzoi rastin e tij jetësor. Kundër Klitschkos ishte një Pulev që nuk e kishim parë, një hije e një sfiduesi të vërtet i cili asaj përballje i kishte hyrë me një tremë të madhe duke mposhtur vetë-vetën.
Do të jetë një meç mjaft i mirë duke njohur dy boksierët. Joshua sigurisht që do të mundohet që luftën e tij ta mbaj në distancë dhe nëse i vije rasti me snajperin e tij ta denoj bullgarin. Ndërsa që Pulev sigurisht që ka analizuar mangësit e Joshuas, sidomos ato që i ka bërë kundër Ruiz Jr dhe sërish ta fut nën presion dhe ta denoj nga afërsia britanikun.
Në boks nuk ka favorit apsolut e sidomos në kategorinë e rënd, por duke njohur potencialin e Joshuas, atëhere ai konsiderohet favorit në këtë përballje. Joshua është në një moshë ideale 31-vjeç, ka përvojën që e ka ndërtuar me vite, ai është në ekipin më të mirë në botë Matchroom, këto do të janë përparsit e mëdha të tij. Asgjë nuk është e pamundur por duke ditur se Pulev është në një moshë të shtyer, 39 vjeçar, vështirë që do të mund të bëjë befasinë.
www.kosovaboxing.org