RTK

RTKLive
29 Prill, 2024

Roy Jones mposhtet nga Lebedev me KO brutale

1 min read

Sports Complex Krylatskoe, Moskë, Rusi, 21.05.2011 – I ranguari nr 1 në versionin WBO, Denis Lebedev 22-1 (17  KO) ka realizuar fitore me KO në raund të 10-të ndaj legjendës së boksit botëror Roy Jones Junior 54-8-0 (40 KO). Para se të fillonte raundi i 10-të, Lebedev ishte në avantazh të pikëve nga dy gjyqëtar kurse njëri kishte rezultatin për Roy Jones, por kjo nuk e gëzoi atë të fitoj me pikë por iu vërsul Roy Jonesit të lodhur duke e plandosur brutalisht. Jones gjendej në litar duke ju shmangur luftës por Lebedev me një direkt të majt ia shpartalloi gardin, dhe pasataj hedhi përsëri direktin e majt ndërsa vazhdoi me kombinimin ku me të djathtën përfundoi shumë keq për Jones. Gjyqëtar në ring ishte i njohuri Steve Smoger i cili me vështërsi hyri në mes për ta shpëtuar Jonesin, por ishte çdo gjë vonë për të. Pas kësaj humbje besojmë që Jones do të penzionohet. Njëri ndër mbretërit e ringut, është mplakur dhe koha e tij ka mbaruar.

Foto: AP

Kosovaboxing.org
22 Maj 2011

1 thought on “Roy Jones mposhtet nga Lebedev me KO brutale

  1. legjenda roy jones e ka mbyllur ciklin e tij jo tani por shum me perpara por mos harroni esht e veshtir per nje boksjer te nivelit te till te qendroj jasht ringut.i love you roy jones u are still the best

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.