RTK

RTKLive
15 Maj, 2024

Skandaloze: Huck shpallet fitues me pameritë ndaj Arslan

1 min read

Gerry Weber Stadium, Halle, Gjermani, 3 Nëntor 2012 – Eshtë përsëritur skenari i vitit 2008 nga Saurland Event kur Evander Holyfield e rrahu për plot 12-raunde Nicolay Valuevin dhe në fund fitues u shpall gjiganti rus në një skandal të vërtet. Kjo u përsërit sërish sonte kur Firat Arslan e mundi në të shumtën e raundeve Marco Huckun dhe në fund gjyqëtarët të korruptuar i dhanë fitoren gjermanit të natyralizuar fitoren.  Paul Thomas 115-113,  Mickey Vann 115-113 dhe Guistino Di Giovani 117-111 gjykuan për Huck ndërsa kjo menjëhere u kritikua rënd deri sa të gjitha ueb-sitet e boksit e konsiderojnë humbjen e Huck.

Agjensioni ynë Kosova Boxing ka vlerësuar fitoren e Arslan me rezultat bindës 116-112.

Rezultat në favor të Arslan doli të jap edhe analisti botëror Graham Houston me 115-114.

Edhe legjenda e boksit gjerman që është analist dhe komentator në TV ARD 1 në opinionin e tij e vlerësoi fitoren e Huck të pamerituar.

Kjo është hera e dytë në dy meçet e fundit që Arslan dëmtohet në rezultat drejtpërdrejt. Ai në muajin maj ishte poashtu më i mirë se rusi Alexander Alexaeev.

Paknaqësi u pa edhe tek IKONA e Boksit tonë Luan Krasniqi i cili ishte mjaft i dëshpruar me vendimin e këtij dueli.

Artan Vërbica
3 Nëntor 2012

2 thoughts on “Skandaloze: Huck shpallet fitues me pameritë ndaj Arslan

  1. nje vleresim te tille e vrejten edhe ata njrz qe skan percjell kur boksin, sedi qysh mundet nje meq i till mu vleresu ne ate menyre por ndoshta duhet te ndermirren masa te hetuesis se sa eshte shuma e pareve qe i fituan tre gjyqtaret e marrte.
    Sauerland eshte nje njeri qe me pas mundesi edhe po tja nokautojsh me KO boksierin mundohet te bej diqka se leje ma me poena por nje e din te gjith qe Arslan nuk ishte viktima e pare ne Gjermani kur behet fjale per boksieret e sauerland aty qdo here kur humbin boksieret me pike ne fund apet dalin fitues duke pas parasyshe perkrahjen e gjyqtareve te korruptuar me pare u demtuan john ruiz nga nikolai valuev dhe po ashtu evander holyfield nga niklai valuev dhe firat arslan te shtunen shkelqei ne luften e ti me te mire ne karriere mund te them qe nuk ja dha rastin asnje here huck-ut dhe per 12 runde ishte ne ofensive e meritonte titullin por kur te boksojsh me boksieret e sauerland event duhet me pase parasyshe se duhet te fitosh me ko sikur qe e nokautoj steve cuningham huck-un para 5 viteve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.