RTK

RTKLive
28 Prill, 2024

Klitschko vazhdon imperimin, kësaj radhe mposht polakun Wach

2 min read

O2 Arena, Hamburg, 10 Nëntor 2012 – Wladimir Klitschko ka vazhduar imperimin e tij duke vazhduar fitoret dhe mbrojtjet e titullit të kampionit botëror. Mbrojtjen e radhës e bëri kundër polakut të pamposhtur deri më tani Mariusz Wach. Wladimir Klitschko ka dalë fitues dhe ka arritur ti mbrojë titujt e kategorive WBA, IBF, WBO në përplasjen që e kishte me polakun Mariusz Wach e cila zgjati 12 runde. Të tre gjyqëtarët fitoren e Klitschkos e vlerësuan 119 me 109. Kjo ishte hera e parë që Klitschko bokson kundër një rivali më të gjatë se ai. Wach ishte 202 cm dhe kjo bëri që dueli të jetë më ndryshe dhe më interesant. Klitschko dominoi luftën nga fillimi duke treguar cilësi deri sa Wach tregoi rezistencë të paparë duke treguar respekt

Raundi i parë filloi me një matje të forcës nga te dy boksieret edhe pse Wladimir ishte më i mire ku dha disa goditje të pastërta duke fituar këtë raund.

Raundi i dytë filloi më bukur nga Wach ku ai i tregoi se gjatësia e tij do të jetë problem për Klitschkon.

Në raundin e tretë sulme nga Wladimir por herë pas herë pat kundërpërgjigje nga Wach, por Klitschko ishte më i mirë.

Në raundin e katërt u pa mjaft mirë së Klitschko nuk po arrin të shfrytëzon kapjet “clinch” ndërsa edhe pse Wach jo shumë boksier kualitetiv po tregon rezistencë dhe ambicie të paparë.

Raundi i pestë më i bukuri ishte ku Klitschko i dha disa goditje të bukura me disa kombinime deri sa ndikuan disa goditje të sakta të djathta, ndërsa në fund të këtij raundi Wach ishte i gatshëm duke kërkuar goditjen përfundimtare.

Raundi i gjashtë na dha të shohim njërin ndër kundërshtarët më rezistentë dhe më të denjë të Klitschkos në tre vitet e fundit. Lufta shkonte duke u bërë mjaft interesante.

Se sa interesant shkonte të bëhej ky meç tregon raundi i radhës i 7-ti ku Klitschko si kurr më parë me kombinacione të bukur dha shumë goditje, deri sa Wach përballonte të gjitha.

Në raundet e fundit Klitschko dominoi plotësisht deri sa Wach kërkonte goditjen fatlume, por kjo nuk erdhi në shprehje, por suksesë i tij pasi mbajti të gjitha raundet deri në fund.

Kjo ishte fitorja e 59-të në karrierë për Wladimir Klitschkon karshi tre humbjeve. Deri sa Wach regjistroi humbjen e parë. I pranishëm në këtë mbrëmje ishte ylli i filmave të boksit ROCKY, Silvester Stallone. Në kënd të Klitschkos qëndroi si trajner ish boksieri Jonathan Banks i cili tani më ka zënë vendin e trajnerit pas vdekjes së trajnerit legjendar Emmanuel Stewart.

Foto: Bild

Artan Vërbica
10 Nëntor 2012

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.