RTK

RTKLive
29 Prill, 2024

Zenunaj, Latifi, Hadergjonaj, Sopaj shënojnë fitoret e radhës

2 min read

Opinioni ynë ishte i koncetruar në disa qytete këtë të shtunde ku disa boksierë tanë zhvilluan duelet e radhës duke arritur rezultatet të mira.

Në  qytetin belg Namur u paraqit Dardan Zenunaj i cili shënoi fitoren e radhës. Zenunaj 5-1-0 (3 KO) përball kishte boksierin belgun Wesley Hertoghe 5-14-1 (1 KO) të cilin e mposhti me diskualifikim në raund të 5-të. Ai mori dy here vërejtje publike në raundin e dytë, një herë në të katërtin deri sa sërish tregoi papastërti në raundin e pestë ku gjyqëtari ndërpreu luftën duke i dhënë fitoren e pestë boksierit tonë. Zenunaj me 1 Dhjetor do të boksoj për titullin e Belgjikës. Ai në një të afërme të shkurt pritet të boksoj edhe për titullin e kampionit të Evropës.

Në Helsinki të Finlandës, 22-vjeçari Fitim Latifi ka shënuar fitoren e tretë në boksin profesionist. Latifi 3-0, i shkaktoj humbjen e parë norvegjezit Anderson Jackobsen 2-1 (2 KO). Ky ishte meçi i parë për Latifin në 6 raunde,  deri sa në raundin e katërt Latifi e hedhi në dysheme, por Jackobson u zgjua dhe vazhdoj luftën. Ky triumf i Latifit u vlerësua mjaft shumë nga menaxheri Pekka Maki. Latifi me këtë fitore klasifikohet mjaft lartë në boxrec.com, në pozitën 383-të.

Në Gjermani në Koblenz u paraqiten Uran Hadergjonaj dhe Nysret Popaj. Hadergjonaj 4-0 (3 KO)  mposhti Rahim Rahimin me vendim unanim pas katët raundeve. Ndërsa Popaj 2-1-1 (2 KO) ishte më i mirë se debutuesi Emre Suere duke e mposhtur me ndërprerje në raund të parë.

Kosovaboxing.org
11 Nëntor 2012

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.