RTK

RTKLive
28 Prill, 2024

Haxhi Krasniqi: I koncetruar tek Haymen, ndërsa mendjen tek Cleverly

2 min read

Foto: Eroll Popova
Qyteti industrial i makinave të rënda Magdeburg do të jetë nikoqirë këtë fundjavë ku kampioni WBO Internacional Haxhi Krasniqi do të mbroj titullin për herë të parë kundër amerikanit Max Heyman.

Boksieri ynë i radhitur numër 1 në WBO do të synoj me këtë fitore të ruaj vendin e parë për të sfiduar më pastaj kampionin aktual britanikun Nathan Cleverly. Krasniqi 38-2-0 (14 KO) duket në formë të mirë para kësaj përballje. Ai dje për Kosova Boxing deklaroi: “Me padurim jam duke pritur këtë përballje, ndërsa mendjen e kam tek Cleverly të cilën shumë shpejt do të boksoj kundër tij. Pas këtij dueli nuk do të ketë shmangje. Ai do të duhej të boksoj me mua, deri sa unë do të jam sfiduesi i radhës i tij” theksoi Krasniqi.

Por a do të mund që të rezistoj amerikani Max Heyman dhe ti prish planet boksierit tonë, kjo do të jetë mjaft e vështirë sepse Krasniqi në këto dy vitet e fundit ka demonstruar lufta të bukura duke treguar pjekuri të madhe duke dëshmuar se i ka ardhur koha për të sfiduar tituj të mëdhenjë, dhe ai është shumë afër që në pranverën e ardhshme të sfidon Cleverlyn.

Max Hayman ka rekord prej 25 fitore (14 KO), 11 humbje dhe 4 barazime. Ndërsa të premeten do të shihet sa do të mund ti rezistoj kampionit tonë.

Sot në Magdeburg u mbajt edhe konferenca për gazetar para këtij meçi. Krahas boksierit tonë në konferencë u paraqitë edhe amerikani Hayman. Krasniqi për mediat gjermane theksoi: “Për mua çdo duel është si një meç për titull të botës andaj e respektoj amerikanin Hayman” tha Krasniqi.

Prezent në këtë konferencë ishte edhe menaxheri dhe promoteri i Krasniqit, Ulf Steinforth. Steinforth deklaroi: “Meçi më i mirë i zgjedhur nga Konventa e WBO-së në Florida të SHBA-ve më bëri shumë krenar. Unë imagjinoj duele të tilla nga Krasniqi. Meçi i radhës me Cleverlyn do të jetë i pashmangshëm.

Fotot nga Magdeburg na sjell fotoreporteri ynë nga vendi i ngjarjes Eroll Popova.

Përgatiti: Artan Vërbica
12 Nëntor 2012

1 thought on “Haxhi Krasniqi: I koncetruar tek Haymen, ndërsa mendjen tek Cleverly

  1. Max Hayman ka rekord prej 25 fitore (14 KO), 11 humbje dhe 4 barazime.

    Nuk tek oshte ky per haxhi krasniqin. respekt shume per Haxhin por jo me kesi kundershtara, nese don me kan ma i miri ti mer me te fortit e jo ne mes.

    Afrimi Belxhike

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.