RTK

RTKLive
28 Prill, 2024

Përfaqësuesja e Kosovës e gatshme për turneun “Adem Jashari”

1 min read

Ferizaj, 15 Nëntor 2012 – Këshilli Organizativ i Turneut Nderkombëtar të Boksit “Adem Jashari” , sot vizitoi kampin e përfaqesueses së Kosovës në boks, të cilët nën drejtimin e përzgjedhesit Xhevdet Peci dhe trajnerit Shefki Bogujevci, kanë zhvilluar përgatitjet e fundit në prag të turneut.

Boksierët më të mirë të përzgjedhur nga selektori Peci, janë vezhguar për se afërmi nga Kryetari i Federatës së Boksit të Kosovës dhe anëtaret tjerë të keshillit organizativ.
Ne të njejtën kohë Federata e Boksit e Kosovës, ka bërë akreditimin e përfaqesuesve të mediave brenda dhe jashtë vendit, duke i njoftuar mediat e interesuara që deri nesër në orën 12:00 do të mbyllet procesi i akreditimit.
Keshilli Organizativ, i diktuar nga protokolli i personaliteteve të shumta të pranishme në këtë turne, është detyruar që këtë jetë të respektojë në mënyre më strikte këtë formë të akreditimit, duke mbetur me shpresë se do të gjejë mirëkuptimin tuaj dhe në të njejtën kohë duke pritur përkrahjen tuaj!
Foto: Fehmi Xheravina

Përgatiti nga Ferizaj :
Artan Muhaxhiri
15 Nëntor 2012

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.