RTK

RTKLive
28 Prill, 2024

Sejdiu bënë rikthim në boksin profesionist duke humbur me vendim unanim nga Markiq

1 min read

Cetinje, Mali i Zi, 9 Nëntor 2012 – Njëri ndër boksierët më të mirë shqiptar në 10-vjetshin e fundi në boksin amator Bujar Sejdiu i është i rikthyer boksit profesionist. Sejdiu i patrembur këtë rikthim e kishte bërë duke udhëtuar në qytetin malazes Cetinje. Sejdiu kishte një meç me një boksier perspektiv nga Bosne e Hercegovina, Emil Markiq ku pas një përballje në 4 raunde, në fund gjyqëtarët fitoren i dhanë kroatit nga Mostari. Lufta ishte e përafërt ku raundi i parë i takoi Markiq, ndonëse raundi i dytë dhe i treti ishte i Sejdiut, deri sa raundi i katërt ishte i barabartë.

“Dueli ishte mjaft i mirë, por e kam ditur se në vend të huaj për të fituar duhet të fitoj me KO, për ndryshe fitorja nuk do të vinte në shprehje dhe kjo gjë ndodhi. Unë jam i gëzuar këtij meçi pasi bëra rikthim në boksin profesionist. Pres tani të mobilizohem dhe të zhvilloj një duel tjetër profesionist sa më parë në Kosovë” tha Sejdiu për Kosova Boxing.

Përgatiti: Artan Vërbica

3 thoughts on “Sejdiu bënë rikthim në boksin profesionist duke humbur me vendim unanim nga Markiq

  1. bujar ku meten premtimet qe naj dhae para meqit. pak hajgare se e di qe ne mal te zi per me fitu duhet pa tjeter me ko se per ndryshe ska shanc se dihet ne vend te huaj.
    fat per te ardhmen.

  2. BUJAR TIJE BOXERI MAJ MIR NE KOSOV VEQ QAKAN INATI TY VETEM PERPARA BUJAR SE JE MAJ FORTI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.