RTK

RTKLive
29 Prill, 2024

Fitim Latifi kundër Alexander Jacobsen këtë fundjavë

1 min read

Javë e pasur për boksin tonë do të jetë në fundjavë ku pas Bujar Sejdiut që do të boksoj kundër Emil Merkiq me 9 Nëntor, një ditë më pas në Helsinki të Finlandës do të boksoj Fitim Latifi i cili përballë norevegjezit Alexander Jacobsen. Të dy boksierët kanë nga dy fitore dhe janë pa humbje. Dy fitoret e para në boksin profesionist Latifi i ka shënuar me vendim unanimm ndërsa Jacobson dy fitoret e para i ka shënuar me ndërprerje.

Jacobson radhitet më lartë nga boxrec.com në ranglistën e kategorisë gjysmë të mesme ku zë vendin e 361, deri sa Latifi radhitet i 565 nga boxrec.com në kategorinë e mesme.

Ky do të jetë meçi i parë për Latifin në 6 raunde.

Kosovaboxing.org
9 Nëntor 2012

5 thoughts on “Fitim Latifi kundër Alexander Jacobsen këtë fundjavë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.