RTK

RTKLive
28 Prill, 2024

Matjet Zyrtare nga Cetinje: Sejdiu 80.2 kg, Markiq 81.3

1 min read

Cetinje, Mali i Zi, 8 Nëntor 2012 – Sonte rreth orës 20:00 në qytetin Cetinje janë mbajtur peshimet zyrtare ku nesër boksieri ynë Bujar Sejdiu do të kryqëzoj dorëzat me kroatin nga Bosne e Hercegovina, Emil Markiq.

Në matjet zyrtare Sejdiu doli të jetë 80.2 kg, ndërsa kundërshtari i tij Markiq ishte më i rënd ku doli 81. 3 kg.

Të dy boksierët kanë rekord nga 4 fitore dhe janë pa humbje, deri sa nesër njëri do të shtoj fitoren e pestë, deri sa tjetri do të numëroj humbjen e parë, ndërsa pak kush mendon se ky duel mundet të mbyllet pa fitues gjë që rrallë mund të ndodh në boks profesionist.

Ky meç do të transmetohet drejtpërdrejt në Televizionin publik të Malit të Zi, “TV Crna Gora” nga ora 19:30 dhe të gjithë mund të gjeni linkun në internet për t`a shikuar.

Nga Cetinja
Shefqet Hajdari

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.