RTK

RTKLive
14 Maj, 2024

Nuri Seferi dhe Arnold Gjergjaj do të përmbyllin vitin 2012 në kryeqytetin zvicëran në Bern

2 min read

Nuri Seferi do të ketë edhe një duel gjatë këtij viti ku me 26 Dhjetor në kryeqytetin e Zvicrës në Bern do të kryqëzoj dorezat në një duel në tetë raunde. Lajmin për Kosova Boxing e ka bërë të ditur vetë Nuriu i cili i gëzohet faktit që para vitit të ri do të ketë rast të shënoj edhe një fitore. “Sot kam marrë ofertën dhe të themë të drejtën e pranova me shumë kënaqësi. Edhe pse nuk është ndonjë luftë për ndonjë titull, ky meç do të më sherbejë mjaft shumë që vitin 2013 të filloj për së mbari duke u ngritur edhe më lartë në versionin WBO por edhe në të gjitha ranglistat tjera botërore” theksoi Seferi.

Dueli i Seferit do të zhvillohet në tetë raunde, ndërsa shumë shpejt do të mësohet kundërshtari.

Në mbrëmjen e 26 Dhjetorit do të boksoj edhe boksieri tjetër shqiptar Arnold Gjergjaj. “The Cobra” apo siç e quajmë agjensioni ynë “Terminatori shqiptar” do të zhvilloj një meç në 6 raunde. Lajmin për përballjen edhe të një dueli për Gjergjaj këtë vit e mësoi për agjensionin tonë vëllai i Arnoldit, Antoni të cilën jemi mjaft mirënjohës dhe falenderues. Gjergjaj do të boksoj edhe me 1 Dhjetor në Bazel.

Në këtë mbrëmje të boksit do të paraqiten edhe disa boksier tjerë të njohur të Zvicrës, si Alain Chervet, Aniya Seki, etj, por dueli kryesor do të jetë ai i boksierit tonë Nuri Seferi.

Artan Vërbica
7 Nëntor 2012

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.