RTK

RTKLive
15 Maj, 2024

Besar Nimani sfidon titullin e Evropës IBF

2 min read

I janë dashtur 12 fitore rresht për të ardhur tek mundësia e një sfide për titull me renome. Këtë Nimani e ka dëshmuar edhe më parë me potencialin e tij duke fituar titullin e Gjermanisë dhe duke mbrojtur një herë. Ai mposhti disa boksier me kualitet të lartë si Emre Altintas, Erve Mbongo, Zoran Cvek, Almin Kovacevic etj. Tani ai ka synim tjetër, ai është titulli “IBF Europe East-West” i cili është titull i kampionit evropian për shtetet e Bashkimit Evropian dhe të atyre shteteve që nuk janë në Bashkimin Evropian.

Kundërshtari i tij do të jetë hungarezi Sandor Micsko i cili ka 14 meçe profesioniste me rekord prej 10 fitore (8 KO), 2 humbje dhe 2 barazime. Ai për herë të dytë ndeshet me shqiptar pasi që këtë vit boksoi kundër Disarjot Gashit dhe u mposht me vendim unanim pas 8 raundeve. Por, sfida për titull çdo herë është stimulim deri sa të dy boksierët do të mundohen të rrëmbejnë titullin vakant të IBF të Evropës.

Nimani shpreson të dal fitues në këtë përballje. “Kam punuar shumë për këtë meç, dhe i falenderohem matchamakerit Robert Rolle që më mundësoi këtë duel për titull. Do të dha maksimumin që të dal fitues në këtë përballje” theksoi Nimani për Kosova Boxing.

Kosova Boxing kontaktoi edhe boksierin hungarez Sandor Micsko. Në pytjen se çfarë pret nga ky meç Micsko theksoi: “Kam ndëgjuar për Nimanin por unë në Gjermani shkoj vetëm për një synim, që të rrëmbej titullin e kampionit evropian”.

Këtë vit boksi shqiptar pasuroi dy kampion evropian shqiptar, Nuri Seferi dhe Haxhi Krasniqi. Ndërsa rastin do të ketë edhe Besar Nimani që në versionin IBF të shpallet kampion evropian.

Kosova Boxing i dëshiron suksesë boksierit tonë në këtë përballje.

Artan Vërbica
6 Nëntor 2012

1 thought on “Besar Nimani sfidon titullin e Evropës IBF

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.