RTK

RTKLive
15 Maj, 2024

Bujar Sejdiu kundër Emil Markiq me 9 Nëntor në Cetinje

2 min read

Njëri ndër boksierët më të mirë në 10 vitet e fundit në Kosovë, Bujar Sejdiu do ti rikthehet boksit profesionist. Ai me datën 9 Nëntor në Cetinje të Malit të Zi do të bokson kundër kroatit nga Mostari, Emil Markic.

Sejdiu kishte filluar karrieren e profesionistit në Zvicër ku nga vitet 2007-2009 kishte shënuar katër fitore në po aq duele. Ndërsa për shkaqe personale është rikthyer në Kosovë ku nuk ka pasur mundësi të vazhdon boksin profesionist por kishte vazhduar sërish boksin amator. Sejdiu nuk kishte zgjedhje tjetër duke mos arritur të gjejë dike që të shtynë aty ku ishte mbetur.

Tani ky është rast historik për rikthimin e Sejdiut. Ndonëse Sejdiu ka mbushur të 32-tat ai ka ende për të dhënë boksit shqiptar.

“Po e ndjejë vetën shumë mirë. Ka kohë që nuk kam pasur këtë vullnet kësisoj. Në Cetinje do të shkoj për të treguar një luftë të fortë, një kulturë sportive dhe shpresoj të kthehem me fitore” theksoi Sejdiu për Kosova Boxing.

Sejdiu bokson me licencë profesionale të Federatës së Boksit Profesionist të Kosovës.

Kundërshtari i Sejdiut, Emil Markiq deri më tani ka zhvilluar katër meçe profesioniste duke shënuar katër fitore me ndërprerje.

Këtë meç e ka realizuar kryeredaktori ynë Artan Vërbica i cili është matchmaker i këtij dueli dhe një rikthimi të madh të Bujar Sejdiut.

Ky duel do të transmetohet në televizionin e dytë të Malit të Zi “TV Crna Gora 2”.

Përgatiti:
Shpend Ahmeti
6 Nëntor 2012

2 thoughts on “Bujar Sejdiu kundër Emil Markiq me 9 Nëntor në Cetinje

  1. urime shoki jem suksese ishallah zotit nimon me fitu shum shum fat e suksesju pershendes edhe ty artan suksese bokserit ton mat mir kosoves bujar sejidu pershendes shum shum nga mahmut gorda

  2. E PÉRSHÉNDES DHE E FALENDEROJ KRYEREDAKTORIN ARTAN VERBICEN QÉ KA BESIM TEK BUJAR SEJDIU. SHPRESOJ QE BUJARI TE KTHEHT ME NJÉ FITORE DHE NA BAN TÉ GJITHÉVE KRENAR. URIME E BÉJE NJÉ LUFT TÉ MIR DHE TREGOHU NJÉ SPORTIST I MIRE SI GJITHMON. NJÉ KÉSHILL NGA VLLAU REPSEKTOJE KUNDERSHTARIN (SHKO NÉ HAPA TÉ SIGURT) CIAO BELLO SUKSESE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.