RTK

RTKLive
14 Maj, 2024

Shpëtim Shala mposht hungarezin Attilla Baran në një luftë të fortë

1 min read

BRAVO Shpëtim …


Multiversum, Schwechat, Austri, 2 Nëntor 2012 – Shpetim Shala ka treguar luftën më të bukur në karrierën e tij duke mposhtur hungarezin e papërshtatshëm e të fuqishëm Attila Baran me vendim unanim. Shala mbizotroi në gjashtë raunde duke treguar cilësi, luftë, vendosëshmëri duke fituar këtë meç. Me këtë përballje të treguar nga Shala, ai tregoi se është i gatshëm të luftoj për tituj të mëdhenjë. Kjo njëherit ishte fitorja e 15-të për Shalën në poaq meçe të zhvilluara në boksin profesionist. Deri sa hungarezi Baran regjistroi humbjen e 4-të në karrierë karshi 10 fitoreve.

Kjo ngjarje u organizua nga kompania e njohur promovuese Saurland Event dhe u transmetua drejtpërdrejt në televizionin Eurosport.

Duelin e radhës Shala pritet të zhvillohet me 24 Nëntor sërish në Austri. Ndërsa Shala ka mundësi që edhe në muajin Dhjetor të zhvilloj një meç në Kosovë.

Përgatiti:
Artan Vërbica

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.