RTK

RTKLive
14 Maj, 2024

Saurland Event ofron 6.5 milion dollar Wladimir Klitschkos të bokson me Marco Huck

2 min read

Ekipi promovues Saurland Event ka dal me një komunikatë për media duke treguar se ka ofruar kampionit aktual botëror në kategorinë e rënd Wladimir Klitschko ofertë serioze prej 6.5  milion dollar për të boksuar me boksierin e tij Marco Huck.

“Boksieri im Marco Huck ka zhvilluar bisedë me menaxherin e Klitschkove Bernd Boente për të zhvilluar një meç ndërmjet tyre. Jemi duke pritur në një përgjigje pozitive. Ne jemi gjithmonë të gatshëm të zhvillojmë bisedime personale për të diskutuar për një duel të mundshëm. Ne duam që ky meç të ndodh” ka theksuar promoteri i Huck, Kalle Saurland.

“Oferta është qesharake. Ne nuk mundemi të hjekim dorë nga drejtat tona televizive. Ata e kanë televizionin ARD, ndërsa ne RTL. Ne kemi bashkëpunim me RTL nga viti 2006, edhe të ishte oferta 100 milionshe. Nuk mundemi ne të shkelim kontratën. Ata e dinë mjaft mirë” tha Bernd Boente, menaxheri i vëllezërve Klitschko.

“Saurland gjithmonë bënë gjëra të tilla sepse e dinë që askush nuk është i interesuar të shiqoj Marco Huck. Kjo nuk është ofertë serioze” tha më tej Boente.

Marco Huck do të mbron titullin e kampionit botëror në versionin WBO këtë të shtunde me 3 Nëntor në Halle të Gjermanisë  në kategorinë “Cruiser” kundër Firat Arslan. Ndërsa javën e ardhshme me 11 Nëntor,  Wladimir Klitschko do të mbroj titullin e kampionit botëror në Hamburg në versionet WBA, IBF, WBO dhe IBO kundër polakut Mariusz Wasz.

Kosovaboxing.org
2 Nëntor 2012





Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.