RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Pacquiao kundër Margaritos me 11 Nëntor

1 min read

Filipinasi Manny Pacquiao do të sfidon titullin vakant të kategorisë së mesme të lehtë në versionin WBC kundër Antonio Margaritos. Ky duel do të zhvillohet në stadiumin “Cowboys Arlington, Dallas” të Texasit të Amerikës me 11 Nëntor. Pacquiao në vitet e fundit është shëndruar në mbret të boksit duke mposhtur çdo kundërshtar që i ka dal përpara. Ai ka mposhtur boksierët e njohur si Miguel Cotto, Ricky Hatton, Oscar De La Hoya, Juan Manuel Marquez, Marc Antoni Barrera, Eric Morales e shumë tjerë. Ndërsa Antonio Margarito i ka rritur vlerat e tij duke mundur vitin e kaluar Miguel Cotto-n. Ky duel do të jetë mjaft interesant pasi të dy janë kampion aktual botërorë në kategori të ndryshme dhe kjo sfidë do të jetë shumë interesante për shikuesit e boksit botëror. Favorit është Pacquiao por edhe Margarito shquhet si boksier i fortë dhe mjaft i papërshtatshëm për çdo kundërshtar. Eshtë pritur me shumë interes të zhvillohet dueli i mes gjigantëve të boksit Pacqiuao dhe Mayweather, por kjo akoma nuk po ndodh. Mayweather javë më parë është arestuar pasi ka shfaqur dhunë ndaj ish-bashkëshortes së saj.

Artan Vërbica
21 Shtator 2010

1 thought on “Pacquiao kundër Margaritos me 11 Nëntor

  1. Une mendoj qe ky duel do te jet shume interesant dhe fitues do te jet Margarito edhe pse Pacqiuao konsiderohet favorit absolut. Po ashtu me 07.10.2010 Elvir Muriqi[37-5-0, 23]do te ndeshet me Ismayl Sillakh [12-0-0, 11] ne parameq ne luften Roy Jones vs Danny Santiago.Ismayl Sillakh renditet i 6 ne WBC ndersa boksieri kosovar renditet i 13 ne WBA . Me nje fitore Muriqi me siguri do ta fitonte te drejten per nje luft eliminatore por do te jet e veshtir kunder Ismayl Sillakh sepse ai eshte nje talent i madhe mirpo shpresoj dhe kam besim ne ” Qunin Kosovar ” . Per funde kam nje vrejtj per ju Kosova boxing : keni munges te informacioneve nga boksi nderkombetar ne kohen kur po zhvillohen dule te rendesishme dhe ato informacione qe po i postoni po vijn me shume vones , kete e tregon edhe fakti se dueli i Elvir muriqit eshte caktuar para du jave e ju ende nuk e keni postuar kete informacion.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.