RTK

RTKLive
28 Prill, 2024

Tarver bokson me Aguilera me 15 Tetor

2 min read

Antonio Tarver do të riktheht ringut sërish me 15 Tetor në Oklahoma të SHBA-ve kundër boksierit nga Republika Domenikane, Nagy Aguilera. Ky duel do të jetë në kategorinë e rënd dhe do të jetë sprova e parë e Tarverit në kategorinë e rënd. Pas gjirimit të filmit “ROCKY 6” në regji të aktorit të njohur Sylvester Stalone, ai tani më do të zhvilloj duelin e parë në kategorinë e rënd. Tarver duelin e fundit e zhvilloi në Maj të vitit të kaluar me ish-kampionin botëror Chad Dawson, ku humbi me pikë me vendim unanim. Po thuajse të gjithë menduan se ai do të pensionohet por ja tashmë Tarver rikthehet përsëri. Tarver u bë i njohur kur mposhti Roy Jones Jr me 2004  dhe thuajse ishte pikërisht ai u bë ai që i dha teposhtën legjendës Roy Jones. Tarver boksoi edhe me boksierin tonë Elvir Muriqin me 2007. Atë kohë Muriqi boksoi mjaft mirë por fitorja nuk ju dha edhe pse të gjithë menduan se Muriqi ishte më i mirë. Muriqi disa herë e ftoi për revansh por Tarver e refuzoi. Pas një jave do të shofim se si do të duket Tarver në kategorinë e rënd dhe do të shofim se a është i denjë të vazhdoj. Edhe pse 42-vjeçar Tarver ka motiv ende të vazhdoj të boksoj. Tarver do të vazhdon rrugën e legjendave George Forman dhe Evander Holyfield që kanë boksuar deri më 48-vjet.

Artan Vërbica
6 Tetor 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.