RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Wladimir Klitschko shkatëroi Samuel Peter për herë të dytë

2 min read

Commerzbank Arena, Frankfurt, Gjermani, 11 Shtator 2010 – Wladimir Klitschko ka mposhtur për herë të dytë nigerianin Samuel Peter. Ndryshe nga dueli i parë i vitit 2005 ku Klitschko u gjend tre herë në “Knock-down” por fitoi disi, kësaj radhe domioni plotësisht. Raundi i parë filloi mirë për Samuel Peter ku i dha një kroshe të mirë, por e gjithë që e bëri ishte kjo, pasi që nga raundi i dytë Klitschko dominoi duelin deri sa e përfundoi në raundin e 10-të. Sikurse në luftat e shkuara, Klitschko shfrytëzoi direktin e tij të majt për të shfrytëzuar mbrojtjen e tij dhe mbajtjen sa më shumë tek Peter.

Dueli Klitschko vs Peter nuk u emitua prapë në SHBA-të sepse ka humbur interesimi i amerikanëve për t`a shiquar atë. Po të boksonte me Alexander Povetkin atëhere HBO do të jepte drejtpërdrejt edhe në Amerikë. Mirëpo kjo nuk i shqetëson vëllezërit Klitschko pasi kanë popullaritet të madh në Gjermani dhe Evropë dhe kjo tregon më së miri se kishin 37 000 shikues prezent në Frankfurt.

Pas këtij dueli Klitschko ishte mjaft i lumtur për fitoren e arritur dhe i bëri thirje edhe një herë kampionit botëror në versionin WBA, David Haye. “Kam folur për të mjaft, vetem shiqoni me cilin boksier do të mbroj titullin, Audley Harrison. Ai është kampion i Londrës e jo i botës” deklaroi Klitschko duke qeshur me te. “Ai është humbës dhe po e ngatron përballjen tonë. Eja bokso me mua, nëse je aq i mirë, unifikoj titujt. Unë i kam tre, WBO, IBF dhe IBO ndërsa ti vetem një, WBA” e përfundoi Klitschko.

David Haye do të mbroj titullin me 13 Nëntor kundër Audley Harrison në Manchester. Do të shofim këto ditë a do të kemi ndonjë përgjigje nga Haye për këto fjalë fyese nga Klitschko. Si gjithnjë prezent në rolin e analistit në televizionin RTL ishte boksieri ynë Luan Krasniqi.

Artan Vërbica
12 Shtator 2010

1 thought on “Wladimir Klitschko shkatëroi Samuel Peter për herë të dytë

  1. Ishte nje meq shume monoton . Peter si duket kishte probleme ne te pamur sepse te gjitha goditjet i shkonin huq pa cak , shpresoj nje perballje me hayen sepse eshte ber bajat duke boksuar me boksiera qe i ka dal ” afati ”
    Sipas mendimit tim te vetmit qe munde ta mposhtin Klitschkon jan Haye dhe Solis ndodhta edhe Brewster por si duuket ai eshte pershendetur nga boksi. Nese din ndonje risi per Brewster ju lutem inf.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.