RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Manny Pacquiao vazhdon dominimin

1 min read

Boksieri më i mirë i dekadës së fundit, Manny Pacquiao 51 – 3 (38 KO) ka vazhduar dominimin e tij. Ai mposhti afrikanin nga Ghana, Joshua Clottey 35 – 4 (20 KO) me vendim unanim duke mbrojtur titullin e kampionit botërorë në versionin WBO të kategorisë “Welter”. Të tre gjyqëtarët vlerësuan me 120-108,  119-109 dhe 119-109.  Kjo është mbrojtja e parë e titullit në kategorinë “Welter” për Filipinasin, Pacquiao.

Manny Pacqiuao deri më tani ka fituar shtatë tituj në kategori të ndryshme duke treguar se është boksieri më i mirë dhe më atraktiv momentalisht në botë. Pacquiao për këtë duel fitoi 15 milion dollar. Pas duelit, Pacquiao ishte mjaft i gëzuar duke deklaruar: “Do të këndoj tani këngën “La Bamba” tha duke buzëqeshur. Traineri i Pacquioas, Freddie Froach deklaroi:” Presim kush do të fitoj me 1 Maj, Mosley apo Mayweather, nuk ka rëndësi. Cili të fiton ne do t`a shkatërojmë”, ishte ambicioz Froach.

“Manny Pacquiao rrahu çdokend, “ tha Clottey. “ Ai i knock-out-oj secilin kundërshtar. Unë bëra më të mirën, mendoj” deklaroi Clottey.

Shpend Ahmeti
14 Mars 2010

1 thought on “Manny Pacquiao vazhdon dominimin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.