RTK

RTKLive
16 Prill, 2024

Huck, Povetkin, Pulev triumfojnë në Berlin

3 min read

Max Schmelling Halle, Berlin, 12 Mars 2010 – Në një ambient madhështor në Berlin, Marco Huck 28-1 (21 KO) mbrojti titullin e kampionit botërorë të versionit WBO, kundër amerikanit,  Adam Richards 23-3 (15 KO) me TKO 3. Lufta filloi me një dominim të boksierit gjerman, duke ia imponuar luftën boksierit amerikan, gjë që doli të jetë e sukseshme sepse amerikani ndikoi në të, dhe me një nervozisëm humbi rastin për t`u bërë kampion bote. Raundi i tretë ishte fatal ku pas një kapje “clinch” Huck rastësisht goditi me lak të dorës së djatht amerikanin mbas koke ku pastaj filloi gjakosja dhe këtë diti ta shfrytëzoj më së miri Huck, i cili me një seri goditjesh përfundoi duelin në këtë raund. Huck fitoi mirpo nuk impresionoi me këtë fitore.

I rankuari  No 1 në IBF, 4 në WBC, 2 në WBO, Alexander Povetkin 19-0,  shkëlqeu kundër meksikanit të fuqishëm, Javier Mora 22-6 (18 KO), duke fituar me TKO 5. Povetkin filloi furishëm duke treguar cilësi të një sfiduesi të vërtet. Ai me një kombinim të hatashëm në raundin 1 dhe 2, e plandosi meksikanin në dysheme, mirpo ai vazhdoi edhe pse i xhakosur mjaft, dhe fundi për të erdhi në raundin e 5-të, kur Povetkin me një seri goditjesh arriti t`i jap fund këtij dueli. Nga kënd vështrimi im personal, Povetkin tregoi klasë dhe menquri dhe është i gatshëm të përballet me Klitschkot, dhe ai është njeriu i cili do të ndërprej dominimin e tyre. U pa qartë se puna me trainerin Teddy Atlas ka sjellur sukses tek ai, dhe ai boksoi mbrëmë në stilin e vjetër amerikan, duke tregua cilësi botërore. Ish-traineri i boksierit tonë, Elvir Muriqit dhe legjendës Mike Tyson po krijon një kampion tjetër të ri botërorë. Koha do të na tregoj …

Kampioni evropian në boksin amator, Kubrat Pulev 7-0 (5 KO) po vazhdon me lufta të hatshme. Viktima e radhës për të ishte amerikani, Danny Batchelder 25-8 (12 KO). Pulev arriti që në raundin e dytë të fitoj këtë duel me TKO 2. Amerikani Batchelder konsiderohej një boksier i fortë dhe që do t`i sjell bullgarit probleme por nuk doli ashtu, edhe pse ishte lart i ranguar si i 56-ti nga libri për statistika elektronike, Boxrec.com. Kjo fitore e Pulev po e sjell edhe më afër në vazhdim të karierës së tij. Ai në një të ardhme të shkurtë do të sfidoj titullin e kampionit evropian të versionit EBU. Fitoret ndaj, Skleton dhe tani Batchelder do ta sjellin në pozitë të lartë të sfidoj shumë shpejt të kampionit evropian. Ai ka rast të shënoj rekord të fitoj me pak lufta titullin evropian gjë që deri më tani pak boksier ia kanë arritur. Turku Sinan Samil Sam mban rekordin duke fituar titullin e kampionit evropian të versionit EBU në duelin e tij të 15-të. Ndërkohë Pulev po ec me një rritëm më të shpejt se turku, Sam në atë kohë.

Artan Vërbica
14 Mars 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.