RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Analizë: Klitschko mposht edhe Chambers-in

2 min read

Boksieri ukrainas, Wladimir Klitschko, ashtu si kishte parashikuar edhe shënoi fitore kundër boksierit, Eddie Chambersit. Klitschko mbajti premtimin e tij që do ta “Knock-Out-oj” sfiduesin Eddie Chambers, në përballjen e tyre në Duesseldorf dhe këtë edhe e bëri me mjaft sukses të madh. Ukrainasi me mençuri ka shfrytëzuar pesë sekondat e fundit të raundit të 12-të dhe ka hedhur përtokë rivalin e tij, amerikanin Chambers”. Chambers është shumë i shpejtë dhe super-i fortë”, tha Klitschko.

Wladimir Klitschko ka mposhtur sfiduesin më të fortë deri më tani. Kështu është përcaktuar dhe vlerësuar nga expertët e boksit, mirpo nuk doli ashtu, sepse Chambers gjatë gjithë duelit ishte pasiv dhe nuk arriti të bëj asgjë. Fatin që i kishin përjetuar, Chagaev, Rahman, Thompson, Brewster, Austin, Byrd, Brock e përjetoi edhe Chambers. Vetem Sulltan Ibragimov i rezistoi 12-raunde.

Analisti ynë, Cesar Pancorvo ditë më parë tregoi se Wladimir Klitschko do të jetë i pamposhtur deri më 2015 ? Ai ka realizuar një intervistë vite më parë ku këtë, atij i kishte thënë vetë Klitschko dhe ai pajtohet me parashikimet e tij. “Do të boksoj deri më 2015 e tani do të pensionohem si kampion absolut” kishte deklaruar Klitschko.

A është Klitschko shumë i fortë apo nuk po ka kundërshtar. Shumë analist po e shohin atë dominues dhe të pamposhtur. Deri sa kolegu im Cesar Pancorvo mendon ndryshe, unë mendoj se hovin e Klitschkos do ta ndal, i pathyeshmi, rusi Alexander Povetkin. Kjo luftë pritet të zhvillohet ka fundi i vitit 2010. Nëse Wladimir Klitschko mposht Alexander Povetkin-in dhe David Haye-n, atëhere merriton rrespekt dhe sigurisht do t`a shohim në mesin e boksierve “Hall of Fame”.

Artan Vërbica
21 Mars 2010

1 thought on “Analizë: Klitschko mposht edhe Chambers-in

  1. une mendoj se haye do ta mposht klichkon ne rastine e pare qe do i ipet , e sa i perket povetkinit mendoj se gjasat jan 60 me 40 per klichkon pasi qe eshte me i gjat .Deri me tani nuk ka pasur kundershtar te denjet klichko per veq ne takimin e paar me brewster , nje bokser qe po lulzon te mos harrojm eshte edhe Oldinari Solis edhe ai mund te arrij sukses .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.