RTK

RTKLive
29 Prill, 2024

Klitschkot në film dokumentar

3 min read

Se vëllezërit Klitschko janë bërë faktorë të rëndësishëm në botën e boksit, tregojnë shumë fakte. Ata janë kampion bote dhe mbajnë të gjitha brezat botërore, WBC, WBA, IBF, WBO dhe IBO,  pastaj kanë krijuar tre klubet e tyre në botë duke u menagjuar dhe udhëhequr në mënyrë të përkryer, “Klitschko Management Group” në Evropën Perendimore me seli në Hamburg, në Evropën Lindore në Kiev  Ukrainë dhe në Amerikë në New York, duke u menagjuar dhe dominuar në boksin e sotëm. Poashtu biznesi i tyre në Gjermani, Ukrainë, Rusi dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës i ka bërë edhe më të fuqishëm në shumë biznese dhe reklama. Audienca dhe popullariteti i tyre gjithënjë ka qenë në rritje, dhe sot janë boksierët më me ndikim në biznesin e boksit.

Së fundi këta shfaqen edhe në film dokumentar ku regjisor i këtij filmi është Sebastian Dehnhart e cila premiera e filmit të tyre do të shfaqet në festivalin e flimit botëror në “Tribeca Film Festival 2011” në New York të SHBA-së me 21 Tetor. Filmi do të filloj se si vëllezërit në vitin 1996 shkuan në Gjermani duke filluar karrierën e tyre profesioniste në boks. Pas një regjimi 15-vjeçar, ata me 2008 vihen në maje të këtij sporti. Vitali dhe Wladimir cilësohen në film si dy boksier të jashtëzakonshëm, si ikona në Ukrainë dhe rreth botës. Poashtu paraqesin makth origjinal të luftës së ftoft në Rusi. Regjisori i përshkruan kështu :”Miti i njeriut të fortë në botë, tani ka një fytyrë të re tani, në fakt, dy Klitschko”.

Po kush janë këta dy zotërinjë të zgjuar, secili flet nga katër gjuhë botërore? Të dy kampion bote në kategorinë e rënd. Njëri nga ata Wladimiri thekson në film se do të jetë kampion bote edhe për pesë vite, ndërsa Vitali synon të bëhet President i Ukrainës. Në film ata theksojnë edhe premtimin që i kanë dhënë nënës së tyre se nuk do të rrahen kurr ndërmjet veti. Në film përfshihen edhe shumë intervista arkivore me njerëz nga e mbarë bota, detaje interesante në zhveshtore para ndeshjeve ku shikuesit nuk kanë pas rastin ti shofin, emocione të shumta, para dhe pas ndeshjeve ku shifet portreti i tyre i vërtet e pabesueshme dhe intime e këtyre dy boksierve.

Ky dokumentar tregon jetën e fëmijërisë e dy vëllezërve të shënuar nga stërvitjet socialiste në mes të luftës së ftohtë, në rritje në baza ushtarake sovjetike ku babai i tyre ishte ushtarak i lartë në ushtrinë sovjetike. Pastaj ndikimi në katastrofën e Çernobilit bërthamore që kishte familja e tyre. Filmi gjurmon ardhjen e tyre në Gjermani, pastaj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe kthimi i tyre sërish në Gjermani, aty ku u bënë yje. Në film paraqiten tre gjuhë, gjermanisht, rusisht dhe anglisht.

Pas premierës në festivalin e New York-ut, filmi pritet të vërshohet në Gjermani dhe Ukrainë në kinema, dhe pastaj të del në treg edhe për adhuruesit e tjerë të boksit nepër botë.

Kosovaboxing.org
12 Gusht 2011

2 thoughts on “Klitschkot në film dokumentar

  1. Vlen per tu vleresuar dhe cmuar shume kontributi i administratorit te kesaj rubrike i cili jep informacion per boksin ku relaksohen te gjihe dashamiresit e ketij sporti. Personalisht, do kisha deshire te informohesha nga, e nderuar redaksi ose administrator qe te na jepni informacion ne lidhje me Luan krasniqin i cili na pati premtuar se do pergatitej per mecin e radhes por qe atehere asnjihere nuk e pame. Ma dhe as u informuam se cfare po ndodh me Te.Biles disa komentues kosovare , te irrituar nga premtimet boshe te Luanit , edhe perdoren fjale fyese kundrejt tij!

    Suksese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.