RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Klitschko kundër Adamek me 10 Shtator në Miejski të Polonisë

2 min read

Vitali Klitschko do të mbroj titullin e kampionit botëror, versioni WBC, kundër polakut Thomasz Adamek me 10 Shtator në qytetin Wroclaw të Polonisë. Klitschko ka pranuar me dëshirë që të mbroj titullin në vendlindjen e Adamekut ku ky meç pritet të jetë mjaft interesant. Vitali me këtë guxim për të boksuar në Poloni ka fituar edhe më shumë autoritet tek fansat e tij, por edhe tek ata që nuk e kanë besuar karakterit të tij, dhe tashmë Klitschko do të jetë pranë një detyre të vështirë. Vitali 40-vjeçar, i cili është 6-vite më i vjetër se Adamek duket shumë i pregaditur dhe më i fortë për këtë përballje. “Vitali është shumë më i fortë, dhe po bokson si një djalosh i cili ka filluar karrierën që sot, me atë vullnetin dhe elanin e tij. Nuk shoh që do të ketë ndonjë problem me Adamek, pasi ai është më i vogël me gjatësi, dhe shumë më i lehtë dhe më i ngadalshëm” theksoi Fritz Sdunek, traineri i Vitali Klitschkos. Adamek rankohet si numri 1 në versionin WBC. Ai këtë e ka arritur me fitoret e fundit ndaj boksierve mjaft cilësor si Kevin McBride, Vinni Maddalone, Chris Arreola, Michael Grant, Jonathon Banks, Andrew Golota, dhe këto fitore e bëjnë të respektueshëm. Pastaj Adamek ka qenë ish-kampion botëror në kategoritë gjysmë të rënd dhe kruzer, ku kjo tregon se ai e njef boksin mjaft mirë, dhe ska qenë rastësisht kampion bote. 44 fitore (28 KO) dhe vetëm një humbje nga Chad Dawson tregojnë potencialin e tij, ndërsa Vitali Klitschko ka rekord prej 42 fitore (39 KO) dhe dy humbje, pra Sdunek duhet të tregoj respekt për polakun. Në meçin Klitschko dhe Adamek nuk do të ketë favorit, pasi që prania e shikuesve polak në stadiumin Miejski i cili pranon 43.000 shikues, do t`a ndihmojnë mjaft idhullin e tyre Tomasz Adamek.  

Kosovaboxing.org si çdo herë do t`ju sjell analiza rreth këtij dueli të bukur që pritet të zhvillohet me 10 Shtator.

Artan Vërbica
8 Gusht 2011

1 thought on “Klitschko kundër Adamek me 10 Shtator në Miejski të Polonisë

  1. E pershendes redaksine kosovaboxing per informatat qe po i publikon dhe them lirisht se eshte e vetmja redaksi qe po e jep maksimumin per ta mbajte audiencen te fresket me lajme te tilla, ju uroj pune te mbare dhe suksese

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.