RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Povetkin kundër Chagaev me 27 Gusht

2 min read

Është spekuluar shumë muajt e kaluar për rikthimin e Alexander Povetkin dhe Ruslan Chagaev, por askush nuk e kishte besuar se do të ndodh meçi ndërmjet tyre, dhe atë për titullin e kampionit botëror WBA. Por ky meç vjen në një mënyrë të çuditshme pasi Wladimir Klitschko dhe David Haye dyluftuan për unifikimin e titujve dhe tash ky brez është pronë e Wladimir Klitschko. Ndoshta ky meç do të jetë Interim i brezit WBA dhe fituesi do të ketë të drejtën e drejtpërdrejt për të luftuar për të gjitha brezat botëror, që aktualisht mbahen të gjithë nga vëllezërit Klitschko. Le ti kthehemi meçit që do të ndodh me 27 Gusht në Erfurt të Gjermanisë që do të jetë mjaft interesant sa i përket fituesit, pasi që të dy njifen me kualitete të larta. Shumë herë në të kaluarën e kemi cekur përgaditjet që është duke i bërë Alexander Povetkin me trainerin e njohur Teddy Atlas, por Atlas tani sfidon Povetkinin, gjë që sipas tij ka arritur nivelin për përballjet e mëdha dhe për titujt. Vitin e kaluar kur Povetkin dëshiroi të sfidon Wladimir Klitschkon, ai nuk e lejoi, duke e përgaditur skenarin e tij, për t`u ndeshur me Klitschkon, një vit e gjysmë deri dy vite. Nga një i afërm i Povetkin, i cili është mik i madh i agjencionit tonë Kosova Boxing, por që nuk dëshiron të përmendët, thuhet se Atlas e ka bërë Povetkinin si legjendën e boksit botëror Joe Fraizer. Ja se si ka punuar Atlas me Povetkinin! Në vitin e parë tek Povetkin punoi masëvisht në përmismin e goditjeve, gërshitimin e teknikës ku thuhet se e ka përparuar shumë, dhe një mangësi që Atlas e pa tek Povetkin ishte kur ai sulmonte, nuk ka ditur të mbrohej nga kundërsulmet. Në vitin e dytë Atlas punoi shumë në përparimin e forcës duke e ngritur, pastaj në shpejtësin dhe qëndrushmërinë. Ky ishte planprogrami dyvjetor nga Atlas, që thuhet se Povetkin do të jetë shkatërues në të ardhmen. Sprova e parë do të shifet me 27 Gusht, për të shikuar se a me të vërtet Atlas e ka shëndruar Povetkinin në një Joe Fraizer tjetër dhe se a do të mund të fiton ndaj Klitschkove në të ardhmen e afërt. Në parameç të Povetkin dhe Chagaev do të zhvillohet edhe një meç tjetër interesant ndërmjet Robert Hellenius dhe Sergei Lyakhovich e cila do të jetë e vlefshme për titujt WBA dhe WBO Intercontinental.

Artan Vërbica
4 Gusht 2011 

1 thought on “Povetkin kundër Chagaev me 27 Gusht

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.